Kosova
MPJ-ja demanton Serbinë për rastin e Grenadës
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e ka mohuar lajmin e dhënë nga mediat serbe se Grenada e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.
Agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”, shkroi se shteti i Grenadës bëhet vendi i nëntë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Tanjug-ut, lajmi është komunikuar nga ministrat e punëve të jashtme të Serbisë dhe të Grenadës, Ivica Daçiq dhe Peter David. “Mund t’ju njoftoj se Grenada është shteti i nëntë që ka anuluar të gjitha vendimet e mëhershme lidhur me statusin e Kosovës, që do të thotë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, ka thënë Ministri serb i Jashtëm, Daçiq.
Ai e ka konsideruar një rezultat tjetër të madh të diplomacisë serbe këtë vendim. Por, Jetlir Zyberaj, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për Koha.net, ka thënë se ky lajm, sikurse edhe të mëparshmit lidhur me temën e njëjtë, janë thjesht “gënjeshtra”.
E-Diaspora
-
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00 Sipas njoftimit deri në ora 09:00 në Bernë kanë votuar 12% e votuesve, në Gjenevë 10... -
Votimi në diasporë: Deri në ora 09:00 votuan 1 mijë e 659 votues -
4.218 shtetas të Kosovës të regjistruar për votim në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë -
Thirrja nga KQZ për votuesit e diasporës -
Në Bruksel fillon votimi: Demokracia në veprim – çdo votë çon peshë
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër














