Shqipëria
Dokumentar francez për ishullin e Sazanit
Vetëm në ishullin e Sazanit numërohen 3 600 bunkerë duke e kthyer atë në një fortesë të pamundur për t’u marrë
Stacioni i njohur televiziv francez “ARTE” në emisionin “E Pashmangshmja” i ka kushtuar një dokumentar historisë të pazakontë të ishullit të Sazanit.
Në këtë dokumentar tregohet se si paranoja e Enver Hoxhës e shndërroi ishullin e Sazanit në një fortesë të paprekshme që do të kalonte nga një bazë ruse nën komandën kineze duke mbetur përfundimisht vetëm në drejtimin e pushtetit komunist dhe që sot është kthyer në një pikë turistike.
Auron Tare, specialist i trashëgimisë, shpjegon se ”përse në vitet ’50 komunistët kishin një interes të lartë për Sazanin”, transmeton “ATSH”.
“Sepse bëhej fjalë për pikën më të dalë të bllokut sovjetik drejt Perëndimit”, thotë Tare.
“Madje komanda ruse që ndodhej në Sazan kishte lidhje direkte me Sevastopolin, ku ndodhej shtabi i përgjithshëm i flotës sovjetike”, tregon ai, përcjell albinfo.ch.
Sazani është një ishull i vogël, vetëm gjashtë kilometra katrore, megjithatë ai është lakmuar gjithë historinë e tij nga fuqitë e mëdha për pozicionin e tij shumë strategjik.
Sovjetikët do të ndërtonin në Sazan bazën më sekrete të Shqipërisë nga ku do të vëzhgonin aktivitetin detar të Mesdheut.
Vetëm në ishullin e Sazanit numërohen 3 600 bunkerë duke e kthyer atë në një fortesë të pamundur për t’u marrë.
Aktualisht, ishulli është i vizitueshëm nga turistët.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












