Lajme
Integrimi i Ballkanit në BE
Megjithë krizën e borxheve Bashkimi Evropian është tërheqës për vendet në Ballkan
Bashkimi Evropian është duke bërë llogaritë me krizën e vështirë të borxheve që ka gjunjëzuar shumë vende të Eurozonës.
Por pavarësisht problemeve te tij, blloku vazhdon të mbetet tërheqës për shtetet ballkanike thotë Deutche Welle. Ne fakt, te gjitha ato e dëshirojnë anëtarësimin, edhe pse duhet te kapërcejnë shumë pengesa. Fillimisht përmenden përpjekjet e Serbisë dhe Kosovës për te ecur në rrugën e Bashkimit Evropian, ndërkohë që bllokojnë njëra- tjetrën.
Serbia është vërtet “kandidate” zyrtare për anëtarësim që nga viti 2012, por Brukseli ende nuk i ka dhenë një datë konkrete për fillimin e negociatave. Blloku me sa duket po kërkon të shohë më parë si do të shkojnë bisedimet ndërmjetësuese mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk duam në asnjë mënyrë të importojmë konflikte të reja në BE”, u shpreh komisionari për zgjerim, Stefan Fyle.
Mali i Zi u bë i pavarur në vitin 2006 dhe ka që prej vitit 2010 statusin e kandidatit.
Negociatat zyrtare për anëtarësim kanë filluar dhe po ecin përpara me hapjen e fushave të reja të negocimit.
Në turneun e saj në Ballkan, baronesha Ashton ka lavdëruar Malin e Zi si shembull për vendet e tjera të rajonit. Kroacia ia ka dalë mbanë, ajo do të jetë anëtarja e 28-të e BE-së nga 1 korriku 2013. Komisioni i BE-së në mars 2013 konfirmoi edhe një herë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet.
Shqipëria dhe Bosnje – Hercegovina mbeten në radhë pritje. Kjo e fundit po përgatitet aktualisht të paraqesë një kërkesë zyrtare për pranim, hap të cilin Shqipëria e ka hedhur që ne 2009-ten.
Komisioni i BE-së në tetor 2012 i hapi asaj perspektivën e statusit të kandidatit pas përfundimit të disa reformave të tjera në drejtësi.
Jashtë Ballkanit janë edhe dy vende qe po negociojnë anëtarësimin ne BE: Islanda dhe Turqia. Pas një starti i te shpejte, Islanda i ka pezulluar momentalisht negociatat sepse pjesa me e madhe e shtetasve te saj e refuzojnë hyrjen ne Bashkimin Evropian.
Ata i druhen kufizimeve në sektorin e peshkimit dhe veç kësaj situata ekonomike është në përmirësim. Sa për Turqinë, rruga e saj drejt anëtarësimit do të jete shumë më e gjatë. Kërkesën ajo e ka paraqitur që në vitin 1987.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













