Bota
Arrihet më në fund marrëveshja mes Ryanair dhe pilotëve gjermanë
Ryanair ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje paraprake me sindikatën e pilotëve gjermane (VC) mbi pagat dhe përfitimet me qëllim dhënien fund të revoltës 1-vjeçare.
VC ishte përgjegjës për grevën e parë të pilotëve të Ryanair në dhjetor të vitit të kaluar. Ryanair, e cila është përballur me një seri grevash në Evropë këtë vit, ka thënë se shpreson të arrijë marrëveshje me sindikatat në tregjet e saj kryesore përpara fundit të marsit.
Marrëveshja katërvjeçare përfshin dakordësinë mbi pagën, pensionin, ndihmat e pilotëve dhe pushimet vjetore, transmeton ‘Scan’.
Të gjitha këto do të përfshihen në dokumente të detajuara që do të nënshkruhen deri në fund të shkurtit, tha kompania ajrore me kosto të ulët më e madhe e Evropës, përcjell albinfo.ch.
“Megjithëse nuk është një marrëveshje e plotë ende, ky është një progres i qartë nga Ryanair dhe sindikata e pilotëve, e cila ka qenë një nga sindikatat më shqetësuese deri tani”, tha analisti i kompanisë Mark Simpson sipas CNBC. “Duke marrë parasysh progresin nuk ka gjasa për një grevë gjermane në Krishtlindje” shtoi ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













