Kosova
A do të ndihmojë Kosovën Britania e Madhe me pajisje ushtarake?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të transformimit të FSK-së në ushtri e ndihmuan këtë forcë me pajisje ushtarake. Megjithatë ndihma me pajisje ushtarake po konsiderohet më pak jetike për ushtrinë e ardhshme të Kosovës nga Britania e Madhe, pasi ambasadori i saj në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka përmendur mbështetje të tjera, të cilat i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj si shtet.
”Mbretëria e Bashkuar ka përkrahur Forcën e Armatosur të Kosoves dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës ndër vite. Ne kemi pasur fokus të veçantë në trajnimin e oficerëve dhe nënoficerëve, të cilët do të jenë bërthama e kësaj force në të ardhmen”, ka shkruar O’Connell.
”Ne po ashtu kemi punuar edhe në një sërë fushash të tjera, të cilat mendoj që janë me rëndësi jetike në zhvillimin e Kosovës, si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, kundër nepotizmit, zhvillimi ekonomik, kultura demokratike, dhe me çështjet e trashëguara nga e kaluara, e shumë e shumë çështje të tjera”.
Por kur përmes Facebook ambasadori O’Connell u pyet nëse përveç përkrahjes për ushtrinë, Britania a do ta ndihmonte Kosovën me pajisje ushtarke, ai pati një përgjigjie të tillë, shkruan KlanKosova, përcjell albinfo.ch.
”Sinqerisht ne e vlerësojme bashkëpunimin tonë me FSK-në, por është shumë interesante për mua pyetja juaj se a po ju japim pajisje ushtarake. A po mendoni me të vërtetë që kjo është gjëja më e rëndësishme, për të cilën Kosova ka nevojë tani?”
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave Sipas të dhënave, në Zvicër vidhen rreth 50 mijë biçikleta çdo vit, ndërsa problemi është bërë... -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s












