Lajme
Krasniqi, së shpejti me parti të re
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi paralajmëroi formimin e një parti të re politike. Ai tha se çdokush që kërkon reforma, nuk e ka vendin në PDK
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili për disa vite ka ushtruar postin e sekretarit të përgjithshëm në Partinë Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar formimin e një partie të re. Ai ka thënë se në verën e këtij viti, spektrit politik kosovar do t’i shtohet partia e tij.
Në një intervistë për KTV, ai ka deklaruar ndarjen përfundimtare nga PDK, dhe krijimin e një partie të re. Ai kërkoi ndryshime në qeverinë e Kosovës, ndërsa tha se çdokush që kërkon reforma në qeverisje, por edhe në PDK, anatemohet dhe denigrohet nga anëtarët e kësaj partie.
Me emocion, Krasniqi ka pranuar se nuk ka vend në partinë të cilën vetë e kishte themeluar. Krasniqi u shpreh i bindur se me këtë strukturë, partia e kryeministri Hashim Thaçi e ka të vështirë t’i fitojë zgjedhjet.
Partinë e re, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se do ta krijojë me nje grup qytetarësh, por edhe politikanësh të pakënaqur. Ndërsa sa i përket deputetit Fatmir Limajt, i cili gjithashtu nuk ka apsë një trajtim të mirë në PDK, thotë se me të do të bisedojë për këtë çështje pasi ai të lirohet.
Kryeministri kosovar nuk është edhe aq i sigurt nëse do të qëndroj apo jo deri në fund në krye të Kuvendi, paqmë kundër tij tashmë janë anëtarët e koalicionit qeverisës. Ai, siç raporton Koha, thotë se asnjëherë nuk ka menduar për vetën, por për shoqërinë.
“Po të mendoja për vetën nuk do të shprehej haptas dhe nuk do të luaja rolin e opozitës karshi qeverisjes së Hashim Thaçit”, ka thënë ai.
Ish-sekretari i PDK-së thotë se Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe nga ajo që është qeverisur deri tani, dhe kjo sipas tij, mund të bëhet vetëm nëpërmes zgjedhjeve të lira. Krasniqi thotë se vetë rezultatet e kësaj qeverisje e shtrojnë domosdoshmërinë që qytetarët të mendojnë seriozisht dhe të marrin veprime që fëmijëve të tyre t’ua përgatisin një sistem që do të jetë i mirëfilltë.
“Ndryshimet i duhen shoqërisë së Kosovës, por problemi është se si t’i bëjmë ato ndryshime, dhe ata që do t’i zgjedhim a do të jenë të gatshëm dhe a do t’i bëjnë ato ndryshime“, është shprehur Krasniqi, i cili thotë se jo vetëm kryeministri Thaçi, por as pretenduesit e tjerë për kryeministra nuk garantojnë ndryshim.
Sipas të parit të Kuvendit, liderëve të të gjitha partive politike nuk po iu konvenojnë reformat zgjedhore, pasi po iu pëlqen që t’ iu jepet mundësia komisioneve që të përzgjedhin vetë kandidatët për deputetë, e të cilët janë të preferuarit e vetë krerëve të partisë.
Kryeparlamentari Krasniqi ka kritikuar edhe procesin e privatizimit dhe shitjen e aseteve shtetërore, duke thënë se Qeveria më shumë e ka mbajtur anën e blerësit, sesa të qytetarëve të saj. Ndërsa e ka quajtur antikushtetues mënyrën e trajtimit të “Trepçës”.
“Ideja dhe përpjekjet për të privatizuar Trepçën janë kundër kushtetutës, madje edhe lënia e saj nën menaxhimin e një agjencie është shkelje e aktit me të lartë ligjor. Pasuria kombëtare e një shteti nuk mund t’i lihet një agjencie, e cila edhe ashtu ka shumë parregullsi”, tha ai.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













