Kosova
A ka Kosova vende turistike gjatë sezonit dimëror?
Çeku vlerësoi se të ardhurat nga turizmi do të ishin shumë të mëdha nëse do të kishte zhvillim të mirëfilltë
Kosova ofron shumë mundësi dhe ka shumë vende atraktive për turistët të cilët vijën në Kosovë.
Zekë Çeku, kryetar i Asociacionit të Turizmit të Kosovës, tha se është shtuar numri i turistëve që vizitojnë Kosovën.
“Kosova ka shumë pika turistike. Ka ndryshuar shumë turizmi, Peja dhe Prizreni kanë bërë më shumë për turizmin, sa i përket komunave. Duhet të punohet më shumë të kemi edhe promovim të turizmit të Kosovës. Turistët që vijnë për të vizituar janë vendin, janë nga Evropa, nga Turqia, dhe lindja e largët. Turistët vijnë për kohë të shkurtër”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përcjell albinfo.ch.
Sipas tij edhe turizmi dimëror në Kosovë ofron shumë mundësi. Çeku vlerësoi se të ardhurat nga turizmi do të ishin shumë të mëdha nëse do të kishte zhvillim të mirëfilltë.
“Kosova i ka mundësitë më të mira për turizmin në Evropën Juglindore, kemi shumë male të mira që i përshtaten aktiviteteve të ndryshme”, tha ai.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih













