Kosova
FSK në veri vetëm me lejen e KFOR-it
KFOR qetëson deri diku serbet, se Ushtria e Kosovës nuk mund të hyjë në veri të Kosovës, pa marrë leje më parë te forca ndërkombëtare.
Zedhënësi i KFOR Vincenzo Grasso gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se KFOR-i është i gatshëm t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se forcat speciale ROSU nuk kanë detyrim të kërkojnë leje nga kushdo për të hyrë në veri të Mitrovicës ndryshe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës lëvizja e së cilëve sipas tij duhet të aprovohet nga komandanti i KFOR-it, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Në pyetjen nëse forcat e ROSU dhe ato të ushtrisë së Kosovës mund të hyjnë në veri të Mitrociës pa lejen e tyre, Grasso ka thënë se policia e Kosovës mund t’i kryejë detyrat e saj pa kërkuar leje nga askush.
“Njësiti speciale ROSU, është njësit i policisë së Kosovës dhe si e tillë ka mandat për të vepruar anembanë Kosovës, pa obligim për të kërkuar leje”.
Nga ana tjetër, sipas marrëveshjes paraprake, ai ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të kenë aprovimin e komandantit të KFOR-it për t’u angazhuar në veri të Mitrovicës.
“NATO pret nga institucionet lokale të vazhdojnë respektimin e asaj marrëveshjeje”, shtoi Grasso.
Ai theksoi se situata në Kosovë është nën kontroll, “përkundër tensioneve politike dhe deklaratave në opinion”. Grasso u shpreh se KFOR-i është gjithmonë në gjendje gatishmërie, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Vazhdimisht vëzhgojmë situatën dhe realizojmë ushtrime, dërgojmë trupa anembanë Kosovës, në mënyrë që të ruajmë sigurinë dhe të reagojmë shpejtë sa herë që ka nevojë”, theksoi Grasso.
Ai konfirmoi se NATO ka siguruar angazhimin për vitin 2019 dhe shtoi se do të vazhdohet misioni në mënyrë që të përkujdeset mbizotërimi i sigurisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













