Lajme
Demokracia shënon rënie në Ballkan
Shtetet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveritë autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë, raporton FH
Organizata Freedom House në raportin e fundit për “Vendet në Tranzicion” raporton për një varg shkeljesh të demokracisë në vendet e Ballkanit. Po ashtu sipas FH, korrupsioni ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.
Në raportin e publikuar të martën, FH thotë se vendet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveritë autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë.
Në Kosovë kërcënohen gazetarët
“Gazetarët, sidomos ata që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presion politik, kërcënime dhe sulme. Si dëshmi të këtyre vendeve numërohen Shqipëria, Bosnja dhe Kosova”, thuhet në raport. Sipas tij, rënie në Kosovë kanë shënuar edhe kushtet për shoqërinë civile.
Në këtë rrafsh, Kosova ka shënuar 5.25 pikë dhe radhitet para Armenisë dhe Kirgizisë. Pika 7 shënon nivelin më të dobët të përparimit demokratik.
Sa i përket kornizës gjyqësore, raporti thekson se Kosova ka shënuar përmirësime në vitin 2011, si rezultat i reformave gjyqësore, por “ngjarjet më 2012 kanë sugjeruar se këto ndryshime nuk kanë adresuar dobësitë themelore në sistemin gjyqësor të vendit”.
FD: Maqedonia pjesërisht demokratike
Ndërkaq për Maqedoninë, Freedom House shprehë vlerësime kritike. Maqedonia radhitet në vendet pjesërisht të lira, sa i përket luftës kundër korrupsionit, respektimit të lirisë së mediave dhe reformave me vlerësimet prej 3,25 – 4,25.
Sipas raportit, para Maqedonisë gjendet Kroacia, ndërsa vendi radhitet në grupin e shteteve me Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë – Hercegovinën. Vlerësimet nga 1 deri në 2,5 vlejnë për vendet e lira, nga 3 në 5 vendet pjesërisht të lira dhe nga 5,5 në 7 vendet jo të lira.
Shqipëria shënon rënie të demokracisë
Sipas FH, në Shqipëri është thelluar korrupsioni, ndërsa problemi me qeverisjen demokratike dhe pavarësinë e gjyqësorit vazhdon të mbeten aktiv.
Sa i përket korrupsionit, Shqipëria ka shënuar rënie ndërsa raporti vë theksin tek rezultatet ende të dobëta për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe mos forcimit të institucioneve. Po kështu raporti ngre shqetësimin për rritjen e rasteve të pandëshkueshmërisë në çështjet e korrupsionit.
Ndërkaq, pavarësisht se treguesi i pavarësisë së gjyqësorit ka mbetur i pandryshuar, raporti i FH ngre shqetësimin se institucionet gjyqësore në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga presioni dhe ndërhyrja politike.
Disa reforma në sistemin gjyqësor u miratuan gjatë 2012-ës, por forcimi i gjykatave mbetet i dobët, veçanërisht nga institucionet shtetërore, thuhet në raport.
Raporti vë në dukje edhe faktin se Shqipëria ka rënien më të madhe në rajon të parametrave të demokracisë në 5 vitet e fundit. Shqipëria është bashkë me Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










