Lajme
Përfundon votimi, të gjithë shpallin fitore
Kutitë e votimeve janë mbyllur pas orës 19, ndërsa të gjithë liderët partiak kanë shpallur fitore: Rama, Berisha, Meta, e Topi të gjithë besojnë në fitore
Në ora 19 e mbrëmjes janë mbyllur të gjitha kutitë e vendvotimeve në Shqipëri, ndërsa menjëherë liderët e partive politike kanë shpallur fitore. Sipas medieve shqiptare menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, dy përfaqësuesit e partive kundërshtare kanë dalë në konferenca shtypi.
E para ishte Partia Demokratike e cila shpall fitoren paraprake ende pa u mbyllur mirë qendrat e votimit. Pas shpalljes së fitores nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama, në një konferencë për shtyp Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë fitore më të thellë se ajo e vitit 2009.
“Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje , të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën”, tha Bregu, raporton BW.
Sondazhet e PD-së, sipas saj, dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës demokratike. “Zoti Rama shpresoj se ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë”, deklaroi Bregu.
Bregu duke komentuar vrasjen në Laç tha se kjo çështje i takon organeve të Prokurorisë. “Viktima nuk ishte votues në Lac, por në Tiranë, tha Bregu.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Spocialiste, Edi Rama ka deklaruar në një dalje për shtyp në selinë socialiste se nga të dhënat paraprake që disponohen, e majta ka fituar zgjedhjet parlamentare.
“Bazuar mbi të dhënat tona , Rilindja ka fituar mbi rrëninim. E dyta, Aleanca për Shqipërinë Evropiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve. E treta: Komisionerët dhe KQZ kanë përpara ligjin elektoral që përcakton qartësisht modalitetet sesi duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor”, tha ai.
Me pas Rama shkroi nç Facebook “”Edhe sot keni qenë fantastikë! Të dhënat tona të brendshme flasin për fitoren e dëshiruar, por s’ka mbaruar. Mbaron vetëm kur fitorja të vuloset dhe festa të fillojë. Deri atëherë ka ende shumë punë…”, ka thënë ai.
Edhe kreu i LSI, Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë. Meta ende pa filluar procesi i numërimit të votave, u shpreh bindur se në kuti do të dalin 20 mandate për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ndërkohë që LSI do të marrë 15 deri 20 mandate.
Ndërkaq kryetari i Frymës se Re Demokratike, Bamir Topi tha se FRD pret një rezultat përtej pritshmërive. Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e FRD, Topi theksoi rëndësinë e pritjes së rezultatit me qetësi.
“Ne presim rezultat madje më shumë se aq, jemi mbi pritshmëritë tona. Puna nuk ka përfunduar, ne presim që mbas të gjithë të dhënave, një rezultat jo vetëm në kufijtë e pritshmërisë, por më shumë se aq. Unë i bej apel të gjithë partive politike, mbarë shoqërisë që në këtë moment ta presim rezultatin me shumë qetësi. Është një moment shumë i rëndësishëm, që do të bëjë të mundur fundin e tranzicionit”, tha Topi.
Topi dënoi ngjarjen e shënuar në pret e para të ditës në Laç, ndërsa ngushëlloi familjen. Kreu i FRD falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e procesit të votimit.
Ndërkaq, Exit poll, Civitas Albania menjëherë pas zgjedhjeve i jep përkrahje aleancës së djathë me në kryeministri Sali Berishën. Sipas këtij Exit Poll-i PD ka marrë 42%, ndërsa PS 40%, ndërsa sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se “koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”.
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër Rreziku i përhapjes së ethes afrikane të derrave në Zvicër është i lartë, sipas qeverisë zvicerane.... -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër













