Lajme
BE ia ndezë dritën jeshile Kosovës dhe Serbisë
Draft-rezoluta e Këshillit të Ministrave të BE-së, rekomandon që Kosova të nisë negociatat për MSA, ndërsa Serbia të nisë negociatat për anëtarësim
Gatishmëria e palës kosovare për të pranuar marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë, duket se ua ka mbushur mendjen Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian të cilët ia kanë ndezur dritën jeshile Kosovës për të filluar negociatave e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
“Kosova është e gatshme të nis negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit të Kosovës, miraton vendimin për autorizimin e hapjes së negociatave”, shkruhet në draft-rezolutën e Këshillit të Ministrave të BE-së të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë.
Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të vlerësojnë sot në Luksemburg progresin e arritur në bisedimet Kosovë-Serbi, dhe nivelin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve.
Po ashtu edhe kjo draft-rezolutë duhet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së, që pritet ta shtjellojnë të martën. Më pas, rezoluta do t’i dërgohet si rekomandim Këshillit Evropian për të formalizuar hapat e mëtejmë gjatë mbledhjes më 27 dhe 28 qershor në Bruksel.
Gjermania njeh progresin që Kosova dhe Serbia kanë arritur në saje të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, që ishte vënë si kusht për integrimet e mëtejme të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg se Prishtinës dhe Beogradit u duhet njohur rezultatin e punës që kanë bërë në muajt e fundit për relaksimin e raporteve.
“Dua të them në mënyrë eksplicite, se Serbia por edhe Kosova, së fundi kanë treguar gatishmëri dhe energji, por edhe forcë për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit [të raporteve]”, tha ai.
“U duhet njohur këtë [progres]. Ne mund të themi se Serbia dhe Kosova kanë bërë shumë përpjekje për të zbatuar në terren, atë që është vendosur në nivelin politik. Dhe unë dua ta njoh në mënyrë eksplicite këtë gjë”, u tha medieve shefi i diplomacisë gjermane para nisjes së takimit me homologët e tij evropian, raporton REL.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













