Shqipëria
Kryemadhi e quan 2018-ën si vit të dështimeve e protestave
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka shfrytëzuar konferencën e fundvitit për të vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ajo tha se viti 2018 ka pasur vetëm dështime për qeverinë.
“Së bashku humbëm një vit drejt hapjes së negociatave për shkak të arrogancës. Humbëm një vit për shkak të korrupsionit dhe kapjes së qeverisë. Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave që nisi me protestën e opozitës dhe vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve, me protestën e minatorëve, të biznesit të vogël. Protesta e studentëve solli shpresën e shqiptarëve. Dhe, ky vit përmbyllet me protestën e diasporës, për t’i kthyer dinjitetin popullit të tyre. 2018 do të mbahet mend si viti i varfërisë që u shtrëngon rripin të varfërve dhe u liron të pasurve”, theksoi Kryemadhi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve














