Lajme
Oda Ekonomike Gjermane: Kosova në “fund të pusit” për investitoret
Odave Ekonomike Gjermane në Evropën Qendrore dhe Lindorë, Kosovën e radhitin në vendin e 18 në mesin e 20 shteteve, sa i përket atraktivitetit për të investuar
Politikat jo të mira ekonomike, mungesa e ligjshmërisë dhe shkalla e lartë e korrupsionit vazhdon të dominoj në Kosovë duke e bërë një vend joatraktiv për bizneset gjermane. Kështu të paktën është vlerësuar nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovës të cilët bazohen në një anketë me titull “Anketa mbi klimën e biznesit 2013”,.
Sipas përfaqësuesve të tyre, ky qëndrim është i Odave Ekonomike Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën Qendrore dhe Lindorë, ku përshinë anketimin e 1,623 bizneseve nga në 16 vende.
Problemet strukturore të burokracisë, mungesa e politikave dhe strategjive ekonomike si dhe mungesë e dukshme e shtetit ligjor nga këto kompani janë cilësuar si dobësi për Kosovën. Madje disa nga këto kompani kanë mbyllur funksionin e tyre në Kosovës.
Ndërkaq përparësi në këtë anketim është theksuar konkurrenca e dobët për bizneset ndërkombëtare, kostoja e punës, tatimet e ulëta, punëtorët e motivuar, etj. Në këtë anketim, Kosova është radhitur e 18-a në mesin e 20 shteteve, sa i përket atraktivitetit për të investuar.
Kryetari i Bordit të Odes Ekonomike GJermane-Kosovare, Remzi Ejupi tha se për shkak të klimës së pafavorshme për investime, në 5 vitet e fundit Investimet e Huaja Direkte në Kosovë kanë shënuar rënie për mbi 200 milionë euro.
Sipas Ejupit, prej një periudhe kur investitorët gjermanë kanë përfaqësuar burimin më të rëndësishëm të investimeve të huaja në Kosovë, ato tashmë kanë filluar të zëvendësohen me investimet turke, siç ka thënë ai, përmes dhënies së aseteve të vendit në mënyrë jotransparente nga Qeveria e Kosovës.
”Ambienti i krijuar në Kosovë ku shumica e marrëveshjeve bëhen paraprakisht nuk është në interes të investitorëve me të cilët nuk mund të bëhen pazare”, ka thënë Ejupi.
Në anën tjetër, Matthias Kiesler, zëvendësambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka theksuar se Qeveria e Kosovës këto rezultate të anketimit duhet t’i marrë shumë seriozisht, ngase siç shprehet ai, janë përgjegjës për krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe veprimit.
“Sektori privat dhe bizneset private janë ato që e dërgojnë përpara zhvillimin ekonomik të një vendi, kurse qeveria dhe instrumentet tjera janë ato që të krijojnë klimë të përshtatshme për punë dhe veprim. Apeli im është që të gjitha institucionet të cilët janë përgjegjës t’i dëgjojnë këto kërkesa me shumë vëmendja”, theksoi ai.
Drejtori i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Bardhyl Meta, tha se arsyeja se pse këto kompani janë deklaruar se do të investonin në Kosovë, mund të jetë për shkak të mangësisë së konkurrencës si dhe investimit paraprak që ata e kanë bërë dhe nuk mund ta lënë.
“Përgjithësisht kompanitë e huaja në nuk kanë një konkurrencë të madhe këtu edhe mund të jetë arsyeja, përveç faktorëve të tjerë që ishin çështja e taksave, çështja e punëtorëve të lirë, ligjet fleksibile. Por gjithë faktorët tjerë që përfshijnë institucionet kosovare janë pengues, janë demotivues dhe e rëndojnë ekonominë”, tha Metaj.
Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka theksuar se ekonomia në Kosovë është anashkaluar dhe prioritet në Kosovë ende mbetet agjenda politike.
“Nga këtu duhet të dërgohet një mesazh i qartë se nuk mund të ketë funksionalitet dhe vulë të qëndrueshmërisë të marrëveshjeve politike pa zhvillim ekonomik. Mirëpo nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa sundim të rendit dhe ligjit”, tha Gërxhaliu
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












