Kosova
Kritikohet kryeministri i Kosovës për numrin e këshilltarëve
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas lajmit se kryeministri Ramush Haradinaj ka rritur numrin e këshilltarëve. Sa për krahasim, ka shkruar Hamiti, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në kohën e kryeministrit Cameron ka pasur gjithsej 68 këshilltarë politikë, përcjell albinfo.ch.
Edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka reaguar, duke thënë se një vendim i tillë është abuzim me pushtetin. “Rritja e numrit të këshilltarëve politikë për kryeministrin në 24 dhe për zëvendëskryeministrat deri në 11, përbën minim të reformës së administratës publike dhe abuzim të pastër të buxhetit të Kosovës”, theksohet në reagim.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e ka arsyetuar shtimin e numrit të këshilltarëve të tij, siç ka thënë, pas angazhimeve shtesë në dialog dhe në fusha të tjera. Haradinaj ka thënë se edhe në ditët në vijim mund të ketë emërime të këshilltarëve të tjerë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih















