Kosova
Me gjithë dështimet, lobimi për liberalizimin e vizave do të vazhdojë
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se janë shumë rrethana që e kanë lënë Kosovën të fundit në procesin integrues evropian nga shtetet e rajonit. Sipas saj, kanë ndikuar aspektet historike e gjeopolitike. Së pari, thotë ajo, janë aspektet e shtetformimit dhe institucionet e reja shtetërore.
Hoxha në “Intervistën e Javës” në Koha.net, ka thënë se megjithëse Kosova dështoi të marrë liberalizimin gjatë 2018-ës, ashtu siç u premtua, lobimi do të vazhdojë, përcjell albinfo.ch.
“Po, do të lobojmë, nuk do të ndalemi, sepse procesi integrues nuk përfundon me liberalizim, intencat tona janë integrimi i plotë në vlerat euro-atlantike. Kjo, gjithsesi do të marrë kohë, por nuk do të ndalemi”, tha ajo.
Gjermania, në parim, është deklaruar pro liberalizimit të vizave. Por, Hoxha thotë se e ka parë një besim edhe në takimet që ka zhvilluar në Francë.
Hoxha, këtë herë nuk ka përmendur ndonjë afat rreth liberalizimit. Ka thënë se afatet janë në duar të vendeve anëtare të Komisionit për Punë të Brendshme të BE-së, të cilat hartojnë rendin e ditës, të harmonizuar paraprakisht si çështje që merr shumicën e cila edhe miraton kur vihet në rendin e ditës.
Prioritet i kësaj Ministrie, Hoxha thotë se mbesin ato të vitit të kaluar, deri në integrimin e plotë brenda BE-së, zbatimi i MSA-së dhe reformave juridike, ekonomike e institucionale. Sa i përket takimit të radhës së Dialogut të Nivelit të Lartë, Kosovë – BE, që e kishte paralajmëruar Hoxha, ajo tha se janë në pritje të përgjigjes nga instancat e BE-së.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













