Kosova
Veseli: Ushtarët e UÇK-së nuk i frikësohen drejtësisë
Komandantë e ushtarë do t’i “nënshtrohen” intervistimit në Gjykatën Speciale për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Dy ish-komandantë, ai i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku dhe ai i Llapit, Rrustem Mustafa, janë kthyer nga Haga pas intervistimit.
E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur ish-komandantin e Llapit, Rrustem Mustafa, pas kthimit në Kosovë.
Veseli ka thënë se luftëtarët e UÇK-së nuk i frikësohen drejtësisë.
”Ishte kënaqësi të pres në zyrën time bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor













