Kosova
Kosova në dhjetor eksportoi 7,3 milionë euro mallra në BE
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2018.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.1% në muajin dhjetor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 273,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 267,8 milionë euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin (9.7%).
Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2018 kishte vlerën 29,4 milionë euro, ndërsa importi 302,9 milionë euro, që është një rënie prej (-0.2%) për eksport dhe një rritje prej 1.9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 39.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt, prej tyre 8.5% e përbëjnë produktet minerale; 5.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.6% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.3%e përbëjnë produktet e industrisë kimike etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.4% e përbëjnë produktet minerale; 14.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.4% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.4% produktet e industrisë kimike; 5.1% tekstil dhe artikujt prej tij; 5.0% e plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj, shkruan ask, përcjell albinfo.ch.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,3 milionë euro, ose rreth 25.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.7%), Holanda (3.4%), Italia (2.8%), Sllovenia (2.3%).
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 155,1 milionë Euro, ose 51.2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.1%), Italia (6.3%), Greqia (5.9%), Sllovenia (5.3), Polonia (2.9%) etj.
Në muajin dhjetor 2018 eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 13,3 milionë euro, ose 45.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (23.0%), Maqedonia (10.8%), Serbia (5.6%), dhe Mali i Zi (4.6%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin dhjetor 2018 arritën në 42,3 milionë euro, ose 14.0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-46.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (5.8%), Shqipëria (5.7%) dhe Serbia (1.8 %).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,7 milionë euro, ose 29.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (19.0%), dhe Zvicra (5.7%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105,4 milionë euro, ose 34.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.7%) dhe Kina (9.8%).
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur













