Kosova
Presidenti i Kosovës në shtëpinë e re, që dikur e mohonte se është e tij
Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit kosovar Thaçi
Pasditen e së hënës, Zonja e Parë Lumnije Thaçi është parë teksa kthehej në shtëpinë e saj të re me shofer personal, derisa Policia e Kosovës kujdesej për shtëpinë e presidentit.
Larg tollovisë e vetëm 9 kilometra nga kryeqendra e Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij tre-anëtarëshe, raporton KTV.
Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Në tetorin e 2018-s gjithçka rreth kësaj shtëpie, nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua dezinformatë e shpikje e mediave.
Por, ndërtimi i shtëpisë së presidentit, kishte nisur më 2017. Ani pse ishte zotuar për transparencë në momentin kur vendos se ku do të jetojë, zyra e tij ka refuzuar të flasë për KTV-në rreth kësaj çështjeje.
Katër muaj më vonë, presidenti Thaçi është rehatuar në shtëpinë e re, madje ka pritur edhe mysafirë.
Ai ka ngritur dolli në dhomën e ngrënies me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeparlamentarin Kadri Veseli, e ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Pos tyre, në shtëpi Thaçit i kanë shkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin së fundmi vazhdimisht ka pasur përplasje qëndrimesh, por edhe Fatmir Limaj, që dikur Thaçin e akuzonte se po ia montonte proceset gjyqësore.
Në kohën sa ka qenë kryeministër, Hashim Thaçi tash president, kishte zgjedhur të jetonte me qira, derisa braktisi planin për ndërtimin e një shtëpie prej 2 mijë metrash katror në Veternik. Bazuar në deklarimin e pasurisë ai ka paguar kredi për shtëpinë e kaluar, e cila u raportua se iu shit Rrahim Pacollit. Po sipas deklarimit të pasurisë në AKK, paga vjetore e Presidentit bashkë me mëditje sillet rreth 40 mije euro.
Po sipas këtij deklarimi të vitit 2017, presidenti këtë kredi është dashur ta përfundojë në dhjetor të 2018-s.
Shtëpinë ku po jeton aktualisht, presidenti Thaçi nuk e deklaroi në Agjencinë Anti- Korrupsion, kurse deklarimet e reja të pasurisë nisin të publikohen në mars të këtij viti.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor













