Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe loja me simbole
Shqiptarët thonë se e vetmja formë e pranueshme për të dalë në zgjedhje është që fletëvotimet të jenë me simbolet shtetërore, ndërsa serbët e thonë të kundërtën
Institucionet e Kosovës kanë rënë në “siklet” lidhur me dizajnimin e listave zgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit. Nëse listat zgjedhore do të jenë pa simbole shtetërore, shqiptarët thonë se nuk do të votojnë, ndërsa e kundërta do të ndodhë me serbët e veriut.
Disa nga qytetarët të anketuar në Prishtinë kanë thënë se nuk do të votojnë në zgjedhjet lokale nëse nuk ka simbole shtetërore në fletëvotime. Ndërsa serbët e veriut kanë thënë se nëse në fletëvotime ka simbole që dëshmojnë shtetin e Kosovës, ata do ta bojkotojnë procesin.
Enver Latifi , një qytetar nga Prishtina, thotë se nuk do të votojë nëse sërish i bëhen favore Serbisë.
“Nëse nuk ka simbole shtetërore në fletëvotime unë nuk do të votoj. Mjaft i janë bërë favore Serbisë, tani është koha që ajo ta pranojë realitetin. Edhe Qeveria jonë duhet të jetë më këmbëngulëse në synimet e saj”, ka thënë Latifi, raporton e përditshmja “Zëri”.
Edhe Fat ime Krasniqi ka thënë se nuk e ka ndërmjet të votojë në rast se nuk ka simbole shtetërore të Kosovës në fl etëvotime. “Duhet të dihet se në cilin shtet po votojmë, prandaj gjithsesi duhet të ketë simbole shtetërore, përndryshe nuk do të votojmë”, ka thënë ajo.
Në të njëjtën mënyrë janë shprehur edhe qytetarët tjerë. Për më tepër ata kanë thënë se nuk duhet t’ua plotësojmë të gjitha dëshirat minoritetit serb, pasi që ata tanimë gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, madje më shumë se çdo minoritet tjetër në vendet evropiane.
“Mendoj që simbolet shtetërore as që duhet të diskutohen, ato duhet të jenë në fltëvotime. Nuk ka arsye që të mos jenë, pa to nuk votoj”, ka thënë Gresa Pajaziti, qytetare e Prishtinës.
Ndërsa Meriton Beqiri deklaroi se duhet të ndërpriten dëshirat e Serbisë për Kosovën. “Duhet të ndërpriten dëshirat e Serbisë për Kosovën si dhe dëshirat e minoritetit serb këtu. Ata gëzojnë aq shumë të drejta sa nuk gëzon asnjë tjetër minoritet në vendet evropiane”, ka thënë ai.
Ndërsa disa qytetarë tjerë mendojnë se për këto tema nuk duhet të bisedohet me Serbinë dhe e fajësojnë Qeverinë për probleme të tilla.
Në takimin e së martës që do të zhvillohet në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq dhe me ndërmjetësimin e Përfaqësues për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pritet që të diskutohen edhe zgjedhjet lokale të nëntorit.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel në rrjetin social facebook. Ai ka deklaruar se nuk kanë rëndësi simbolet në fletëvotime dhe se ligjet e Kosovës nuk obligojnë që në fletëvotime të jenë simbolet shtetërore.
“As Kushtetuta e Kosovës e as ligjet për zgjedhje nuk obligojnë që fl etëvotimet të kenë simbole shtetërore. Më 22 shtator në Gjermani do të mbahen zgjedhjet parlamentare, pa simbole shtetërore”, ka thënë Reichel për mediet kosovare.
Ndërsa zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se nuk ka dilema për zgjedhjet lokale. Ato do të organizohen në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Marrëveshja për normalizim të marrëdhë-nieve në pikën 11 thotë se zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Pavarësisht këtyre deklaratave, çështja e simboleve shtetërore në fletëvotime është për objekt debati. Serbët e veriut kanë thënë se nëse në fletëvotime ka simbole të shtetit të Kosovës, ata do ta bojkotojnë procesin zgjedhor, e me bojkotimin e zgjedhjeve, do të zvarritet edhe marrëveshja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi që është arritur në Bruksel më 19 prill.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje











