Lajme
Kineastët e Ballkanit bashkohen në Pogradec
Një grup artistësh shqiptarë kanë organizuar sivjet për të tretin vit Festivalin e Filmit Ballkanik B3F, i cili synon t’i bashkojë të gjithë kineastët e Ballkanit
Dhjetëra kineastë nga të gjitha shtetet e rajonit do të bashkohen në Pogradec në Festivalin e Filmit Ballkanik B3F, i cili nis javën tjetër në Shqipëri. Ky festival sipas organizatorëve, për herë të parë bashkon artistët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Greqisë, Turqisë, Kroacisë e Slloveninë në vend.
Presidenti i Festivalit, artisti i njohur Mirush Kabashi, thotë që edhe pse ky është edicioni i tretë, në fakt është hera e parë që paraqiten për konkurrim autorë të njohur e të rinj nga të gjithë vendet e Ballkanit.
“Shumë nga ata do të jenë edhe vetë të pranishëm në shfaqjen e filmave, që vazhdon gjithë javën e ardhshme në qytetin turistik të Pogradecit’, deklaroi Kabashi, raporton VOA.
Studiuesi Fatos Baxhaku është edhe ai një nga bashkë-organizatorët e Festivalit Ballkanik të Pogradecit.
Ai thekson se B3F është një rast i mirë që krijuesit e vendeve ballkanike të tregojnë punimet e tyre midis kolegësh, dhe të dëshmojnë haptas se Ballkani ka ndryshuar mjaft dhe madje mund të flitet për një Ballkan të ri kulturor, i cili është krejt tjetër nga gadishulli plot luftëra, si e përshkruajnë rëndom.
Regjisori Eno Milkani është ai që ndoshta përpiqet më shumë për mbarëvajtjen teknike dhe profesionale të Festivalit Ballkanik të Pogradecit.
Bir e koleg i njërit prej artistëve më të njohur të kinemasë shqiptare, regjisori Milkani thekson se festivali B3F është ndërtuar si një mundësi e mirë që të shpalosin vlerat dhe krijimet e tre të gjitha brezat e artit nga Ballkani.
Festivali B3F zhvillohet në Pogradec me pjesëmarrje maksimale dhe kalendar të ngjeshur filmash për t’u shfaqur gjatë gjithë javës tjetër, duke sfiduar vështirësitë ekonomike të arteve rajonale
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë













