Bota
A e dini kuptimin e ngjyrave të flamurit të Gjermanisë?
Para 100 vitesh tre ngjyra - e zeza, e kuqja dhe e arta u kthyen në ngjyrat kombëtare gjermane. Por ky kombinim ka një histori më të gjatë. Një ekskursion në historinë e simbolikën e flamurit gjerman
E zeza, e kuqja, e arta – janë ngjyrat e rezistencës, ngjyrat e emancipimit. Kështu mendonte Florian Geyer, një nga krerët e luftës së bujkrobërve gjermanë në fillimet e shekullit të 16-të. Asokohe bujkrobërit u ngritën kundër feudalëve gjermanë dhe aleatit të tyre, kishës katolike.
Florian Geyer ishte në radhën e parë të këtij revolucioni social, çështjet kryesore të të cilit u shprehën në ngjyrat e lëvizjes. Sipas legjendës kreu i bujkrobërisë është shprehur kështu: “Arin tonë aristokratët dhe priftërinjtë e kanë përftuar nga djersa jonë, derisa pikëllimi ynë u nxi si nata, dhe zemërimi ynë u bë i kuq si gjaku. Epo mirë vëllezër, le t’ua vëmë gjelin e kuq mbi çati”, raporton “DW”.
Emancipimin dhe lirinë e kishin moto të tyre edhe të ashtuquajturit „Lützowsches Freikorps” – trupat vullnetare Lytcoviane, një shoqatë vullnetare e ushtrisë prusiane që mori pjesë edhe në luftime kundër ushtrisë së perandorit francez, Napoleon, përcjell albinfo.ch.
Kjo trupë nga pikëpamja ushtarake nuk arriti shumë, por ideja e bashkimit vullnetar bëri për vete shumë gjermanë. Ajo mishëroi dëshirën e shumë gjermanëve për një shtet të bashkuar, një qeveri përtej principatave në një vend të përçarë. Por ende në këtë kohë bashkimi i gjermanëve ishte një ëndërr e largët. „Nga nata e zezë përmes gjakut të kuq drejt diellit të artë” – kështu e përmblodhi rrugën e gjatë drejt shtetit federal gjerman, Theodor Körner, atëherë një poet i njohur gjerman, që u bë pjesë e trupës lytcoviane.
Simbolikë dhe pragmatizëm
Me gjithë këtë ka pasur arsye pragmatike për tre ngjyrat, thotë Ulrike Dittrich, drejtore ekzekutive e Fondacionit „Hambacher Schloss” në bisedë me Deutsche Wellen. Fillimisht nuk ekzistonte një uniformë e njësuar. “Kështu veshjet në dispozicion ngjyroseshin me të zezë. Pastaj ato u rregulluan me mansheta të kuqe dhe kopsa të arta, ndoshta prej tunxhi”. Kështu u përzien simbolika dhe pragmatizmi – e zeza e natës ishte afërmendsh, sepse veshjet mund të ngjyroseshin shpejt me bojë të zezë.
Të zeza-të kuqe-të arta ishin edhe ngjyrat e mijëra njerëzve, të cilët në vitin 1832 morën rrugën drejt kështjellës Hambacher (Hambacher Schloss) për të festuar atje ëndrrën e lashtë të bashkimit gjerman. Liria dhe sovraniteti i popullit ishin qëllime të tjera që ngrinin lart përfaqësuesit në Hambacher Schloss. Kombinimi i ngjyrave të flamurit aktual gjerman është përdorur për herë të parë në Festën Hambacher, thotë Ulrike Dittrich. „Menjëherë pas procesionit festiv që proklamoi liberalizimin dhe një Gjermani të bashkuar e madje edhe idenë e një Europe konfederale, u ngrit në kullën më të lartë të kështjellës Hambacher flamuri.” Në këtë kështjellë, një nga vendet më simbolike të historisë së bashkimit të Gjermanisë, që nga ajo kohë gjithmonë valëvitet një flamur gjerman.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












