Bota
Tregje me çmime përgjysmë të lira në Turqi
Qeveria turke ka hapur tregje ku shiten pemë e perime të lira, në dy qytetet më të mëdha në vend, derisa Turqia po ballafaqohet me inflacion.
Dhe, në përpjekje për ta luftuar inflacionin, qeveria turke ka lansuar iniciativën në përkrahje të qytetarëve të cilët kanë telashe me çmimet e rritura të ushqimit.
Komunat në Stamboll dhe Ankara kanë hapur dhjetëra tregje ku shesin ushqimin për gjysmë çmimi krahasuar me ato në dyqane. Shumë banorë e kanë mirëpritur hapin, pavarësisht radhës së gjatë për blerje dhe kufizimeve se sa mund të blihet për person. “Rritja e çmimit na ka prekur, sepse s’mund të blejmë më çfarëdo. Gjithçka u bë e shtrenjtë dhe vërtet kemi telashe”, tha një banor. Për rritjen e çmimeve, presidenti turk ka kritikuar vetë shitësit, duke i krahasuar veprimet e tyre me ato të terroristëve.
E, pas inspektimeve në vend, Ministria e Tregtisë ka gjobitur 88 kompani me 380 mijë dollarë në total. Por, me veprimet e qeverisë nuk janë të gjithë të kënaqur. “Këto janë të gjitha masa të përkohshme. Ata duhet t’i qasen problemit në rrënjë dhe t’i përkrahin fermerët, përndryshe të gjithëve do t’u shpenzohen paratë, përcjell albinfo.ch
Të tjerat janë spektakël”, tha një banor tjetër. Rritja pozitive e ekonomisë turke paraqiti plus të madh për partinë në pushtet përgjatë dekadës së fundit. Sidoqoftë, me inflacionin në rritje dhe qytetarët që e ndiejnë këtë, do të jetë çast kritik për të parë se si mosrehatia do të reflektohet në zgjedhjet lokale në fund të marsit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













