Shqipëria
Vidhen 100 pasaporta shqiptare në Greqi
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas skandalit me humbjen e 100 pasaportave shqiptare që po transportoheshin në Greqi me një automjet me targa diplomatike.
Në një komunikatë për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpjeguar të gjithë itinerarin e transportit të pasaportave, ndërkohë që ka theksuar se pako e pasaportave u vodh nga makina e konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria.
Sipas MPJ-së, më 13 shkurt pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.
“Nisur nga ky fakt, autoritetet doganore greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kryen verifikimin e rastit dhe bllokuan pakon me të cilën transportoheshin pasaportat. Pako me pasaportat shqiptare u zhbllokua pas verifikimit të tyre dhe takimit të përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Janinë me autoritetet doganore greke. Theksojmë se ngarkesa ka qenë e shoqëruar me një dokumentacion autorizues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, me anë të të cilit autorizohej një punonjëse e kompanisë ‘Top Lines’ të dorëzonte aplikimet dhe të tërhiqte pasaportat dhe kartat ID pranë kompanisë ALEAT, për llogari të Ambasadës sonë në Athinë”, thotë MPJ e Shqipërisë në komunikatën për media.
Më pas, MPJ thotë se dërgesa u është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët kanë proceduar me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë.
“Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën ‘Agion Asomaton’ të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti me targa diplomatike u vandalizma”, thekson më tej MPJ e Shqipërisë.
Gjendur para një fakti të tillë, janë njoftuar autoritetet policore vendase dhe janë kryer të gjitha procedurat e rastit nga ana e tyre, si këqyrja e ambientit dhe makinës, marrja e shenjave të gishtërinjve, deklarimi dhe denoncimi për incidentin bërë nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria në ambientet e policisë.
“Menjëherë, si në rastin e ngjarjes së parë, në kufi, dhe në rastin e ngjarjes së dytë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u angazhua për të marrë masa të menjëhershme parandaluese për evitimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur menjëherë të gjitha procedurat hetimore dhe administrative për të ndëshkuar në mënyrë rigoroze, sipas shkallës së shkeljes, përgjegjësit për këto praktika që shkojnë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre”, deklaron MPJ, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka udhëzuar të gjitha instancat e nevojshme që qytetarët e prekur nga dëmi i shkaktuar të riaplikojnë pa shpenzime dhe lëshimi i pasaportave të reja të bëhet me urgjencë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë














