Shqipëria
Erërat shkaktojnë defekt në tragetin Durrës-Bari
Trageti i linjës Durrës- Bari ka pësuar një defekt në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa 280 udhëtarë kanë qëndruar për rreth 3 orë në det të hapur.
Kapiteni i portit, Taulant Allka, bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03 të mëngjesit.
Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve, duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik.
Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit, ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit. Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë











