Kosova
Avni Dervishi: E mira është se “kanë filluar të dëgjojnë diasporën”
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me Avni Dervishin, duke u fokusuar në aktualitetin e diasporës sot dhe në punimet e samitit të posapërfunduar të diasporës në Tiranë
Avni Dervishi, eksperti dhe veprimtari i njohur nga Suedia, aktualisht këshilltar ndërkombëtar dhe püer integruime evropiane, i angazhuar në vatra të ndryshme krizash në botë, është njëri ndër tre fituesit e çmimit “Ambasador i Kombit”, të ndarë nga ministri i diasporës i Shqipërisë në kuadrin e Samitit të Dytë të Diasporës që u mbajt në Tiranë.
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me z., Dervishi, duke u fokusuar në aktualitetin e diasporës sot dhe në punimet e samitit të posapërfunduar.
“Janë vlerësuar vërejtjet tona dhe ato tash janë pjesë e Ligjit të Diasporës”
Duke iu përgjitjur pyetjes nëse ia ka vlejtur mbajtja e këtij samiti, Avni Dervishi thotë: Mbajtja e samitit të dytë të diasporës është një punë e mirë. Ai është në fakt vazhdimësi e samitit të parë. Edhepse disa mund të më kundërshtojnë, unë them se samiti i parë ka qenë më shumë në shërbim të rrjetëzimit dhe nuk kishte ende asnjë dokument, thjesht, Qeveria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë lloj ligji që trajton diasporën. Ndërsa dallimi në mes të samitit të parë dhe atij të dytë është se gjatë kësaj kohe në Shqipëri është miratuar Ligji për Diasporën. Ajo që mendoj se është për t`u vlerësuar është e dhëna se para se të miratohej ligji në Parlament, ministri Majko na e ka dërguar, si mua ashtu dhe pjesëmarrësve të samitit nga 15 vende të botës, projektligjin, që të japim mendimet tona rreth tij. Dhe, shumicën e vërejtjeve dhe ndryshimeve që i kemi bërë ne, i ka marrë parasysh dmth ato janë sot pjesë e ligjit. Ne kemi propozuar që të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës dhe ai është krijuar ndërsa udhëheqësia, bordi do të zgjidhen më vonë”, thotë z. Dervishi për albinfo.ch.
“Por, megjthatë, nuk është se nuk ka edhe mangësi. Mendoj se nuk është mësuar gjithçka që duhej të mësohej nga samiti i parë. Konkretisht, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë shtetet e fundit sa i përket integrimeve evropiane ndërsa Kosova nuk ka ende as liberalizim të vizave, është e izoluar fare. Përse në këto rrethana shtetet tona të prejardhjes nuk e shfrytëzojnë ekspertizën e diasporës së tyre, siç e kanë shfrytëzuar maksimalisht vendet e reja që tashmë janë pjesë e BE-së?”.
“Performancë mesatare” e Samitit të diasporës
I pyetur rreth punës së zhvilluar në panele të këtij samiti, si pjesë e njërit nga panelet, Avni Dervishi shprehet se është parë një performancë mesatare në këtë drejtim. “Si pjesë e panelit të të drejtës së votës, mund të them se pjesërisht është dëshmuar kompetencë, njohje e lëndës por në përgjithësi mund të ishte edhe më mirë. Mendoj se kufizimi i kohës për kontributet e panelistëve ishte paksa i tepruar. Unë, falë përvojave të mia si pjesëtar i Parlamentit të Suedisë dhe mbikëqyrës i fushatave zgjedhore në 24 shtete të ndryshme të botës, kam ngritur në këtë panel nevojën që diaspora t`i ketë përfaqësuesit e vet në Kuvendi n e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës. Më duhet të them se në këtë të fundit, (të Kosovës) më parë politikanët, pozitë e opozitë arsyetoheshin se për të realizuar këtë, nevojiten ndryshime kushtetuese, e të cilat nuk mund të bëhen pa votimin nga minoriteti serb: as për ushtrinë e as për përfaqësimin e diasporës në parlament. Në fakt për ushtrinë ligji u bë, edhe pa u ndryshuar kushtetuta, përse atëherë të mos bëhet e njëjta edhe për përfaqësimin e diasporës?”, shtron pyetjen eksperti shqiptar nga Suedia.
“Kanë filluar të dëgjojnë më shumë”
Në fund Avni Dervishi për albinfo.ch shton: “Mendoj se duhet të ndryshohet ajo qasja që diasporës t`i shfrytëzohet xhepi, kuleta por jo edhe truri. Shqipëria ka ndërmarrë hapat e parë, duke bërë ligjin për diasporën, i cili nuk ka ekzistuar më parë. Ajo që më pëlqen këtu tash, është se dëshirojnë të dëgjojnë. Sigurisht, nuk do të dëshiroja që kjo të keqpërdoret për politikat interne në mes të pozitës dhe opozitës por më duhet të them se kanë filluar të dëgjojnë më shumë”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











