Shqipëria
Destinacionet turistike që nuk duhet humbur në Shqipëri
Madje për të pritur këtë fluks turistësh, Shqipëria është pajisur mirë, pasi mund të shkohet me traget ose me avion me çmime të arsyeshme, mbi të gjitha jashtë sezonit turistik
Portali evropian “DonneCultura” që i kushtohet udhëtimeve dhe kulturës, i ka dedikuar një reportazh jugut të Shqipërisë ku vlerëson plazhet shumë të pastra dhe ujërat e kristalta që karakterizojnë këtë zonë.
“Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe të turizmit në vitin 2017, madje në vitin 2011 u zgjodh destinacioni i vitit nga portali i njohur Lonely Planet”, shkruhet në reportazhin e “DonneCultura”.
Në fakt Shqipëria është bregu tjetër i mrekullueshëm i rivierës puljeze dhe asaj greke, por “Low Cost”, transmeton “ATSH”.
Madje për të pritur këtë fluks turistësh, Shqipëria është pajisur mirë, pasi mund të shkohet me traget ose me avion me çmime të arsyeshme, mbi të gjitha jashtë sezonit turistik.
Bregu ka arritur të ruhet nga rritja e ndërtimit dhe ofron ujëra dhe plazhe magjepsëse, ndonëse tashmë përballet me një rritje të turizmit masiv në kulm të sezonit, përcjell albinfo.ch.
Sipas portalit “DonneCultura”, destinacionet që nuk duhen humbur janë Karaburuni, që ofron peizazhe unike në gjithë Europën. Në këtë gadishull ndodhet edhe Gjiri i Gramës ku gjenden shkrime antike nga marinarët dhe shpella e famshme e Haxhi Aliut që ndryshe quhet “Shpella e Piratëve”.
Duke vazhduar në jug, vjen mali i Llogarasë, ku kalon në një rrugë piktoreske në një lartësi prej 1 027 metra. Pasi zbret këtë mal, mbërrin në Rivierën Shqiptare që mund të fotografohet lehtësisht edhe kur je sipër Llogarasë.
Plazhi i parë i famshëm është ai i Dhërmiut. Në muajt e verës, Dhërmiu është plot me turistë, por mund të zgjidhni të shkoni në gjiret e shumta përreth, si Drimadha apo Jala që është një plazh i vogël, i mrekullueshëm dhe i qetë.
Ndërsa në Himarë, përpiquni të evitoni plazhet e mbushura me turistë si Spille, Potam dhe Prinos, e njëjta vlen edhe për Livadhin, vetëm tre kilometra larg qendrës. Më mirë të shkoni në Llaman, që është më pak i frekuentuar edhe në kulm të sezonit.
Porto Palermo, një gadishull i vogël është vërtetë sugjestive dhe është përdorur gjithashtu nga regjisorët për kështjellën e saj të vogël.
Fshati i Borshit është fantastik për një shëtitje përgjatë bregut. Plazhi është i rrethuar nga ullinj dhe agrume.
Saranda është Rimini i Shqipërisë, anashkalojeni për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe shkoni për në Ksamil dhe katër ishujt e tij të paharrueshëm, të pasura me gjelbërim, që arrihen lehtësisht me not ose me varka me pedale.
Pranë Ksamilit ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi njerëzore në UNESCO për historinë e tij antike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë














