Kosova
Kritikohet komisioni qeveritar që verifikon viktimat e dhunës seksuale
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë po presin deri në 1 vit që t’u shqyrtohet aplikacioni nga Komisioni qeveritar që merret me këtë çështje.
Këto shqetësime janë ngritur nga anëtarë të Komisionit parlamentar për të drejta të njeriut, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Deputetja Teuta Haxhiu tha se një person e ka kontaktuar atë dhe i është ankuar se ka aplikuar para 1 viti për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Kritika për mospunë të këtij komisioni, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës, kanë pasur edhe deputetë të tjerë.
Për këtë, komisioni do ta ftojë javën e ardhshme për raportim ministrin e Punës, Skënder Reçica.
Aty u ngritën edhe shqetësime të tjera për tema të ndryshme.
Kur në rend dite ishte shqyrtimi i peticioneve, deputetët dhanë kritika të shumta pse peticioni për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të Veriut ende nuk ka ardhur në këtë komision.
Gjatë mbledhjes së këtij komisioni u përmend edhe dorëheqja e anëtarit të bordit të drejtorëve të Telekomit, Osman Ejupi.
Aty u tha se duhet të reagohet në raste të tilla dhe të mos lejohet të ketë nepotizëm në ndërmarrje publike.
Ky komision, ndërkaq, gjithashtu ka pranuar një kërkesë nga organizata joqeveritare “Avonet” që rasti i abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës Themelore të Ferizajt, në mënyrë që të mos ketë ndikime.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?













