Kultura
“Toro” vjen me ekspozitën “in exces” në Hamburg
"In excess" titullohet ekspozita e radhës e artistit nga Prishtina, me vendëqëndrim në Hamburg të Gjermanisë, Mentor A.Ejupi Toro. Ajo do të hapet në galerinë PopArt Store në qendrën tregtare të Edeka nord – Marktkauf-Center Hamburg më 27 mars 2019

Literatura dhe piktura kanë qenë gjithmonë shtytje për njëra-tjetrën, janë bërë shumë shkrime për temat e marra nga pikturat e ndryshme, po ashtu janë bërë dhe bëhen akoma shumë piktura të bazuara në ngjarjet e librave nga mjeshtrit e literaturës.
Autori i mirënjohur, Charles Bukowsky, ishte ai i që e shtyu piktorin të merret me ilustrimin apo pikturimin e jetës dhe veprës së autorit autobiografik. “Gjatë vitit të kaluar, derisa po udhëtoja në metronë e metropolit tim, po lexoja gazetën“Zeit“ dhe hasa në një shkrim të mrekullueshëm. Ishte letërkëmbimi mes Charles Bukowsky dhe Henry Miller. Isha aq i koncentruar në leximin e letrës, saqë kisha kaluar stacionin ku do zbrisja, më dukej vetja se jam në një dhomë në New York dhe po lexoja letrën që më kishte dërguar Charles…“ – shprehet Toro në prezantimin e motivacionit dhe konceptit të kësaj ekspozite.
Pikturat gjigante të formatit si „Charles in New York“ që është 200 x 300 cm e punuar në kanavacë të bën të ndjehesh i vogël si njeri pranë kësaj pune, duke reflektuar një rrëmujë metropolitane, një kaos nga jeta e bujshme e natës, por me një kompozicion dhe një perspektivë maestrale, për të dalë në pah „varshmëria“ e Bukowskit ndaj alkoolit dhe epshit erotik. Por, me një abstraksion „konkret“ dallohet dora e zgjatur me një shishe verë në dorë dhe shumë figura femrash që janë të kompozuara me një dinamikë suksesive, që e bën të dallohet puna e Toros ndër vite nga artistët të tjerë.
Tek punimi “Charles with A.“ kemi një format vertikal 140 x 200 cm i punuar me vaj në kanavace, ku përveç portretit të fshehur të Charles Bukowsky-t, kemi një prerje fytyre femre, e cila me një epsh shkrihet mbi portretin e fshehur, duke dhënë një perspektivë dhe një mashtrim optik të një thellësie të mbyllur në të kaltrën e qiellit. Dekonstruimi i figuratives në këtë abstraksion që përmban shumë simbole erotike, të mban në një situatë transi meditativ të një momenti nga letrat e Bukowskit drejtuar Henry Millerit.
Në ekspozitë do të jenë 10 piktura të formateve gjigante, të cilat do të shpalosen për publikun artdashës në Hamburg në fund të marsit.
Vernissage : 27 mars 2019 në ora 18:00
Marktkauf – Center Hamburg – Seeveplatz 1 – 21073 Hamburg
Per detaje të tjera ju informojmë pas presseconference të hënën, më 22 mars.
Me respekt,
Kunstverein G.T.H. e.V. Hamburg
09.03.2019
Hamburg
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Mars 2019
- Ora18:00
- LokacioniHamburg
- Data e përfundimit9 Mars 2019 - 12:00
E-Diaspora
-
Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe "i vetëpunësuar" për të njëjtën kompani. Gjobitet...
-
Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit
-
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Deri në fund të vitit, gjysma e refugjatëve me statusin S duhet të jenë të punësuar Refugjatët nga Ukraina që gëzojnë statusin e mbrojtjes S në Zvicër do të duhet të përfshihen...
-
Zvicër: Pas kritikave po rinegociohet financimi i programeve të skriningut
-
Shefi i Komandës së Operacioneve viziton trupat zvicerane në Kosovë
-
Raporti: Çmimet e banesave në Zvicër vazhdojnë të rriten
-
Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024