Lajme
Shfaqja nga Kosova fiton çmimin special në Serbi
Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” e autorit Jeton Neziraj dhe në regji të Blerta Nezirajt ka fituar Çmimin Special në “JoakimInterFest” të Kragujevcit
Veprat e bukura të artit skenik duket se janë “instrumenti” më i mirë për t’i bashkuar popujt ballkanik, që kanë ngarkesë të madhe të urrejtjeve ndëretnike. Shfaqja kosovare “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” e shfaqur në Kragujevc të Serbisë, ka thyer barrierat ndërmjet dy popujve.
Kjo shfaqje, prodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina përveç që është pritur tepër mirë nga publiku serb, ka fituar edhe Çmimin Special të edicionit të 8-të të Festivalit Ndërkombëtar “JoakimInterFest”, që është mbajtur nga 7 – deri me 14 tetor në Kragujevc të Serbisë.
Juria e festivalit, në përbërje të Gorana Markoviq, Vladimir Milcin dhe Laslo Keseg, çmimin në fjalë ia ka dhënë autorit Jeton Nezirajt, me motivimin “për tekst jashtëzakonisht të guximshëm dhe të pakompromis”, raporton “Zëri”
Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” e autorit Jeton Neziraj, në regji të Blerta Nezirajt, dhe me aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu është dhënë si premierë me datë 5 dhjetor të vitit të shkuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për t’u shfaqur pastaj edhe në Tiranë, Shkup e Beograd.
Përderisa artistë serbë disa herë kanë fituar çmime në festivalet në Kosovë, ky është çmimi i parë që ndahet në Serbi për një artist nga Kosova.
Muzikantë në shfaqje janë Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), dramaturg dhe bashkëpunëtor artistik: Ilir Gjocaj, koreografia: Arthur Kuggeleyn, kompozitor: Gabriele Marangoni, skenografia dhe kostumet: Susanne Maier-Staufen, realizimi i skenografisë: Kërste S. Xhidrov, asistente e kostumografisë: Leonora Mehmeti.
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli: “lindjen e shtetit të Kosovës”. Shfaqja flet për Kosovën e re të lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni, misionet ndërkombëtare të njëpasnjëshme dhe peripecitë tjera të tranzicionit.
Ndryshe, artistët janë të parët që kanë thyer kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke shfaqur drama e filma në të dy venet. Derisa shfaqje me origjinë nga Kosova ka fituar në një festival ndërkombëtarë në Serbi, ishte edhe një shfaqje nga Serbia e cila po ashtu ka fituar në DokuFest-in e Prizrenit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











