Shqipëria
Operacion i madh kundër fajdeve në Shqipëri
Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre
Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër. Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë arrestuar rreth 14 persona. Këto arrestime janë bërë pasi këta shtetas prej kohësh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.
Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, ndërkohë që ky numër pritet që të shtohet. Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic. Janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet, transmeton “TCH”.
Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojë edhe me tej.
Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.
Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, të autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, së shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.
Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.
Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.
Si rrjedhojë e veprimeve të përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e të cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale te “Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim të krimit”, të parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 të Kodit Penal.
Me miratim të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, që janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D , V. N; E. F,; E. Q; P. V.
Janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A., I.S dhe E.L.
Është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj.
Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve të para hetimore vijojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














