Kosova
Shqipëri: Dhuna në protesta, e paligjshme dhe e patolerueshme
Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian i paraprinë protestës së nesërme të thirrur nga opozita, me dy deklarata të veçanta, duke paralajmëruar se dhuna gjatë manifestimeve është “e paligjshme dhe e patolerueshme”.
“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme”, thekson ambasada amerikane.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme”, theksohet në deklaratën e përfaqësisë europiane.
Të dyja palët bëjnë thirrje për të shmangur episode të dhunës, shkruan voa, përcjell albinfo.ch.
“Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit”, thekson ambasada amerikane. “Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”, nënvizon nga ana tjetër delegacioni i Bashkimit Europian.
Opozita prej më shumë se një muaji është larguar nga parlamenti, duke hequr dorë në bllok nga mandatet e deputetëve të saj. Ajo kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.
Në deklaratën e saj Ambasada Amerikane shprehet se ajo “i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë”, thekson ambasada duke shtuar se “ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, e duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Nga ana e tij, delegacioni i Bashkimit Europian ka përsëritur kritikat ndaj vendimit të opozitës.
“Konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm”.
Përfaqësia e BE-së në Tiranë shprehet se “tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it”, përfundon deklarata e Delegacionit të Bashkimit Europian.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe -
Gjermani
Sopranoja Marigona Qerkezi shkëlqen në “AIDS Gala” në Oper am Rhein në Düsseldorf
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?













