Shkurt.ch
Ja sa fitojnë shefat e kompanive më të mëdha zvicerane
Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti
Pagat dhe bonusët e kryemenaxherëve të kompanive më të mëdha zvicerane kanë shënuar ngritje gjatë vitit 2018. Kjo vjen pas një trendi të uljes relative që pati ndodhur pak vjet më parë, si pasojë e presionit publik mbi pagat stratosferike të kuadrit të lartë në ekonominë zvicerane.
Nga 30 ndërmarrjet që janë pjesë e “Swiss Leader Index”, deri më sot (e premte) raportet e tyre afariste i kanë bërë publike vetëm 19, shkruan sda.ch. dhe ato tregojnë një trend ngritjeje sa u përket pagave të shefave të tyre të lartë, transmeton albinfo.ch.
Njeriu me pagën më të lartë në Zvicër: Sergio Ermotti
Në 12 nga 19 koncernet është rritur ajo që quhet “kompensim i përgjithshëm” për kryemenaxherët. Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.
Severin Schwan, CEO i kompanisë së madhe farmaceutike Roche, është i dyti në listë. Në konton e tij gjatë vitit 2018 janë derdhur 11.8 milionë franga.
Ndonëse dukshëm më pak se shefi i UBS dhe ai i Roche, një shumë të majme e ka fituar në emër të të ardhurave vjetore edhe kreu i gjigantit të industrisë ushqimore, Nestle, Mark Schneider, transmeton albinfo.ch. Ai gjatë vitit 2018 ka fituar 9.01 milionë franga ose 15% apo 1.15 milion më tepër se në vitin 2017.
Një rritje të madhe të të ardhurave (paga dhe bonusi) në krahasim me vitin e kaluar e ka realizuar shefi i Dufry, Julian Diaz Gonzalez. Rritja te ai është 11% ose 661.000 franga më shumë se në vitin paraprak, ndërsa shuma totale e të ardhurave ka qenë 8 milionë franga.
Më pak se pararendësi i tij në post, ka fituar shefi i zgjedhur para një viti, i koncernit farmaceutik Novartis, Vasant Narasimhan, përcjell albinfo.ch. Të ardhurat e tij për vitin 2018 kanë qenë 9.92 milionë franga ose afërsisht për një të katërtën më të ulëta se ato të paraardhësit të tij, Josef Jimenez.
Një ulje të theksuar të të ardhurave ka “pësuar” shefi i “LafargeHolcim”, Jan Jenisch. Ai në viti 2018 ka fituar 7.4 milionë freanga, ose 16% më pak se një vit më parë.
Përveç CEO-ve ose kryemenaxherëve të kompanive të përmendura zvicerane, rritje të të ardhurave kanë pasur edhe përgjegjësit e financave dhe pjesëtarë të tjerë të stafeve drejtuese të këtyre kompanive. Mesatarisht ata gjatë vitit 2018 kanë fituar nga 3 milionë franga, ose rreth 100.000 më shumë se në vitin pararendës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?















