Sport
Challandes: “Unë nuk po ia vjedh lojtarët Zvicrës”
"Në Zvicër mediet duan të më prezantojnë si vjedhës, edhe pse unë nuk vjedh asgjë e as nuk vendos asgjë. Ata që vendosin janë lojtarët, prindërit e tyre dhe familjet"
“Sipas një thashethemi të përhapur në fund të shkurtit nga “Kosovo Football”, ylli i Sionit dhe lojtari i Kombëtares Zvicerane U21, Bastien Toma ashtu si dhe legjionari i Huddersfieldit, Florian Hadërgjonaj, kanë vendosur të luajnë për Kosovën dhe jo për Zvicrë”n, shkruan blick.ch.
“Por çfarë ka të vërtetë këtu? Hadërgjonaj na drejton te këshilltari i tij, i cili aktualisht nuk dëshiron të flasë. Ndërsa agjenti i Bastien Tomas thotë se asgjë nuk është vendosur dhe se lojtari i tij tash për tash po angazhohet në U21″, transmeton albinfo.ch.
Për këto dhe çështje tjera, mediumi në fjalë ka pyetur edhe kryetrajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, zviceranin Bernard Challandes. I pyetur se si u qaset ai lojtarëve me dyshtetësi (zvicerane dhe kosovare), trajneri thotë se është në kontakt me lojtarët dhe u tregon atyre interesimin.
“Do të isha një idiot nëse nuk do ta bëja këtë. Më shumë se kaq unë nuk bëj. Aspekti patriotik është çështje shumë e ndieshme. Unë nuk bëj presion, as mbi këshilltarin dhe as mbi lojtarët ose prindërit e tyre. Kur ndonjëri përcaktohet për Zvicrën, unë e kuptoj atë plotësisht. Kjo për faktin se Zvicra është kualifikuar në kampionatet e fundit botërore dhe evriopiane. Po të isha unë lojtar, do të zgjidhja Zvicrën, nëse do të kisha një shans real për të qenë pjesë e Natit”.
“Po nëse oferta nuk do të vinte?”, është pyetja e radhës, përcjell albinfo.ch. “Në një rast të tillë ne jemi të gatshëm të pranojmë lojtarët në mesin tonë”, thotë ai.
Challandes i përgjigjet edhe pyetjes lidhur me tekstin e botuar në “Kosovo Football”.
“Kjo të bën nervoz! Në Zvicër mediet duan të më prezantojnë si vjedhës, edhe pse unë nuk vjedh asgjë e as nuk vendos asgjë. Ata që vendosin janë lojtarët, prindërit e tyre dhe familjet. Dhe, në Kosovë bëjnë vazhdimisht presion mbi mua. Lajmet e tilla shkaktojnë stres të madh pasi që shqetësojnë familjet e lojtarëve. Nga kjo, ne rrezikojmë edhe të humbasim ndonjë lojtar. Dhe kur ndonjëri prej tyre vendos kundër Kosovës, ai shpejt shpallet tradhtar, ndërsa unë pastaj jam ai që nuk e ka penguar këtë”.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve















