Shkurt.ch
Zvicra shqyrton masa shtesë për luftimin e terrorizmit
Në mesin e propozimeve është ai, sipas të të cilit, personat e dënuar si terroristë, dhe që klasifikohen si të rrezikshëm, mund të mbahen të mbyllur edhe pasi të kenë kryer vuajtjen e dënimit
Zyra Federale për Polici (Fedpol) aktualisht është duke bërë shqyrtimin e qëndrimeve të ndryshme lidhur me një ligj që parasheh masat policore për luftimin e terrorizmit. Kështu, policia në të ardmen duhet të ketë në duar më tepër mjete për të bërë parandalimin e veprave terroriste, shkruan srf.ch. Kështu policia do të ketë mundësi që në mënyrë preventive të vendosë detyrim të paraqitjes ose ndalim rajoni për personat e identifikuar si të rrezikshëm, të dyshimtë për terrorizëm, transmeton albinfo.ch. Një gjë e tillë edhe tash e¨shtë e mundur të bëhet në raport me huliganët dhe me ata që ushtrojnë dhunë familjare.
Në rastet ekstreme do të jetë i mundur edhe arresti shtëpiak. Në mesin e propozimeve lidhur me ligjin, të ardhura nga kantonet, e të cilat do t`i shqyrtojë ministrja e drejtësisë, Karin Keller-Sutter, është ai, sipas të të cilit, personat e dënuar si terroristë, dhe që klasifikohen si të rrezikshëm, mund të mbahen të mbyllur edhe pasi të kenë kryer vuajtjen e dënimit.
Ndërkaq, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut, një gjë e tillë shkon tepër larg, transmeton albinfo.ch. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave themelore, thotë Beat Gerber, zëdhënës i Amnesty International, Zvicër. Sipas tij, një person i tillë do të dënohej për qëndrimin e tij dhe jo për veprimin e tij konkret. Veç kësaj, tashmë ekzistojnë masa të ndryshme kundër terrorit.
Nga perspektiva e autoriteteve, masat plotësuese parandaluese do të mund të plotësonin ato ekzistuese. Nëse ndër masat e tilla do të hyjë edhe burgu për siguri, që kontestohet shumë, mbetet e hapur, përcjell albinfo.ch. Këtë çështje e ksihte ngritur Konfrenca e Drejtorëve Kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë (KKJPD), e përbërë nga autoritetet të cilat në fajt do të ishin përgjegjëse për zbatimin e kësaj mase.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













