Bota
Alarm për terrorizëm në Itali
Në rajone të ndryshme të Italisë, agjentët kanë arrestuar 14 persona
Policia italiane ka shkatërruar dy celula që ofronin mbështetje për organizata terroriste në Siri.
Siç transmeton abcnews, në rajone të ndryshme të Italisë, agjentët kanë arrestuar 14 persona.
Operacion antiterrorizëm të koordinuar nga prokuroria kombëtare ant-imafia dhe antiterrorizëm në disa rajone të Italisë.
Hetimi, i kryer nga policia dhe Guardia di Finanza ka çuar në ekzekutimin e 14 masave të arrestit ndaj personave që akuzohen se bëjnë pjesë në një rrjet mbështetje për xhihadistë të ISIS që operojnë në Siri. Bashkë me arrestimet, agjentët kanë kryer shumë kontrolle në të gjithë Italinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, policia ka shkatërruar dy celula që lidhen me organizatën siriane që gjendet afër Al Kaedës, Jahbat Al Nusra, mes Lombardisë, Venetos, Emilja Romanjës dhe Sardenjës. Nga ajo që kanë mësuar hetuesit, është se dy celulat, të cilat vepronin në Sardenja dhe Lombardi, ishin autonome por kishin një pikë kontakti: një person i cili kishte kontakt me të dy grupet. Operacioni u zhvillua në përfundim të dy hetimeve të ndryshme, të koordinuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Puna e agjentëve ishte të zbulonin një organizatë kriminale e përbërë nga 10 sirianë që merrej me pastrim parash dhe abuzim me shërbimet e pagesave në disa vende të ndryshme, evropianë dhe jo-evropianë: përveç Italisë, ata kanë vepruar në Suedi, Hungari dhe Turqi. Për dy prej tyre është ngritur akuza e financimit me natyrë terroriste: kanë mbledhur fonde në brendësi të komuniteteve islamike dhe më pas I kanë dërguar në Siri për të mbështetur grupet terroriste.
Më tej, hetimet e policisë, çuan dhe në zbulimin e arrestimin e 4 militantëve sirianë dhe marokenë që bënin pjesë në grupin tjetër të mbështetjes për Jabhat al Nusra. Akuza që rëndojnë ndaj tyre janë: pjesëmarrje në organizatë dhe financim të terrorizmit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













