Kosova
Të rinjtë shqiptarë as nuk punojnë, as nuk shkollohen
Çereku i të rinjve shqiptarë të moshës 15-24 vjeç si në Shqipëri e Kosovë as nuk shkollohen e as nuk punojnë, duke shënuar kështu normën më të lartë në rajon.
Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç në Shqipëri që nuk shkollohen e nuk punojnë përfaqësojnë një të katërtën e totalit, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe në Kosovë situata është e njëjtë, me normën që, po aq sa Shqipëria fiksohet në 25.9%.
Këtë e thotë një raport i fundit i Bankës Botërore për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kosova paraqiten në pjesën e sipërme të grafikut.
Për vendet e tjera të rajonit, norma është ndjeshëm më e ulët, duke zbritur deri në 17% në rastin e Serbisë, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch
Gjithsesi, të dhënat tregojnë se në krahasim me vitet 2013-2014, norma e atyre që quhen “Neets” ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, pasi 5-6 vjet më parë i kalonte të 30%. Ajo që vihet re tjetër nga raporti është fakti se te femrat norma është më e lartë, duke u ngjitur në mbi 27%. Për meshkujt ndërkohë është diçka më pak se 25%.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri











