Shkurt.ch
Viti 2018, rekord për pajisjen me pasaporta zvicerane në Cyrih
Gjatë vitit 2018, në qytetin e Cyrihut janë natyralizuar 3982 persona me shtetësi të huaj. Ky numër është rekord për tetë vitet e fundit
Për çdo fillim viti, autoritetet e qytetit të Cyrihut ftojnë qytetarët të cilët rishtas kanë marrë paspaortën zvicerane në një solemnitet të organizuar për ta. Solemniteti i sivjetëm u mbajt më 28 mars në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, Volkshaus të qytetit dhe në të morën pjesë rreth 1000 persona të posanatyralizuar. Përveç programit kulturor, në këtë aktivitet pati edhe fjalime nga autoritetet e qytetit, shkruan albinfo.ch duke iu referuar një komunikate. U konstatua veç tjerash se natyralizimi i të huajve përbën pasurim për qytetin.
Me këtë rast u kumtua edhe numri i shtetasve të huaj të cilët gjatë vitit 2018 kanë fituar nënshtetësinë zvicerane.
3981 veta në qytetin e Cyrihut ose më së shumti në tetë vitet e fundit, janë pajisur gjatë vitit 2018 me pasaportën e Zvicrës. Mbi 1200 prej tyre ose afërsisht çdo i treti, janë nga Gjermania. Pas gjermanëve në radhë vijnë, në një distancë të madhe, italianët (310), portugezët (143) etj.
Kur bëhet fjalë për rekord, duhet kujtuar se vetëm në vitin 2010 ka pasur më shumë të natyralizuar. Atëbotë kanë qenë 4570 sish, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rekordin absolut e mban viti 2006 kur pasaportën zvicerane në qytetin e Cyrihut e kishin marrë 5154 shtetas të huaj.
Gjermanët janë që nga viti 2011 në krye të listës për natyralizim në Cyrih dhe një gjendje e përafërt konstatohet edhe në gjithë Zvicrën gjermane Ndërsa ajo që bie në sy për gjithë këtë periudhë është rënia e numrit të të natyralizuarve nga Ballkani. Shtetasit e Kosovës, Serbisë e të Malit të Zi u prinin listave për natyralizim nga viti 2001 deri në vitin 2010, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur jemi te statistika për vitin 2018, kosovarët janë në vendin e shtatë, me më pak se 100 të natyralizuar. Shtetasit e Serbisë janë në vendin e pestë ndërsa ata të Maqedonisë, në të dhjetin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut












