Shkurt.ch
Shefi i policisë vjedh 144 mijë franga nga automatët e parkingut
Ai ka deklaruar se paratë nuk i ka përdorur për nevojat e veta por se me to ka mbështetur njerëz në nevojë. Në mesin e tyre ka pasur edhe shfrytëzues të ndihmave sociale nga Richterswili,
Një ish shef policie në komunën Richterswil të Kantonit të Cyrihut, deri sa ka qenë në detyrë, ka përvetësuar 144.000 franga të grumbulluara në automatët e parkingjeve të komunës së tij. Gjykata e Qarkut e Horgenit, i ka shqiptuar sot 48 vjeçarit një dënim prej 24 muajsh burg me kusht, shkruan landbote.ch. Ai është dënuar për përvetësim të kualifikuar duke qenë bartës posti zyrtar, për pastrim parashë, vjedhje dhe falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, transmeton albinfo.ch.
Në procesin gjyqësor është konstatuar se ai ka përvetësuar para edhe nga trezori i një kolegut të punës.
Është veçanërisht interesant “arsyetimi” që ish polici i ka bërë para trupit gjykues vjedhjes klasike që ka zgjatur plot 4 vjet (2014-2018). Ai ka deklaruar se paratë nuk i ka përdorur për nevojat e veta por se me to ka mbështetur njerëz në nevojë. Në mesin e tyre ka pasur edhe shfrytëzues të ndihmave sociale nga Richterswili, ka thënë ai për herë të parë, në ditën e gjykimit. Ai madje ka shkuar aq larg sa ka thënë se enti social nuk i ka mbüështetur mjaftueshëm këta njerëz, transmeton albinfo.ch. Kështu, ish polici nuk pendohet se ka ndihmuar këta njerëz me paratë e vjedhura. Nga pikëpamja e tij, veprimet e tij nuk kanë shkaktuar dëme.
Por, kryetari i trupit gjykues ia ka kthyer se ai ka bërë një marrëzi shumë të madhe. Ai ka dëmtuar imazhin e policisë. Në të njëjtën kohë, ai ka dëmtuar edhe veten, përcjell albinfo.ch. Ish polici 48 vjeçar ka mbetur pa partneren, pa banesë dhe pa punë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













