Shkurt.ch
Zvicra, kampione bote për konsumimin e ushqimeve bio
Qarkullimi i produkteve ushqimore organike ka arritur për herë të parë vitin e kaluar shumën prej mbi 3 miliardë frangave
Më shumë se gjysma e zviceranëve blejnë çdo ditë ose së paku disa ditë në javë ushqime bio (ushqime organike). Mesatarisht, çdo zviceran gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 360 franga për të blerë ushqime bio. Një vit më parë kjo shumë ka qenë 320 franga për person, shkruan 20minuten.ch.
Kjo i bën zviceranët rekordmenë botërorë në këtë pikë, ka bërë të diturBio Suisse në një komunikatë të publikuar sot, transmeton albinfo.ch.
Qarkullimi i produkteve ushqimore organike ka arritur për herë të parë vitin e kaluar shumën prej mbi 3 miliardë frangave, duke u rritur për 13% në krahasim me një vit më parë, ka thënë Balz Strasser, shef i Bio Suisse.
Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit rritje më të madhe në këtë drejtim ka shënuar Zvicra perëndimore.
Pjesëmarrja në tregun zviceran e produkteve bio arrin në 10 për qind, që do të thotë se çdo i dhjeti artikull ushqimor i shitur në Zvicër është bio.
Në vendin e parë janë vezët bio, të cilat zënë 27.6% të tregut të gjithëmbarshëm të vezëve në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Rritja e shënuar gjatë një viti, kur jemi te vezët, ka qenë 9%. Menjëherë pas tyre vjen buka e freskët, e cila në versionin e saj bio arrin në 25.3 % (16% më shumë se një vit më parë) në tregun e gjithëmbarshëm të bukës. Në vendin e tretë vijnë perimet, sallatat dhe patatet, me pjesëmarrjen prej 21.8% (+10%).
Ndër shitësit me pakicë në Zvicër, qarkullimin më të madh me prodhime bio, në vitin e kaluar e ka realizuar Coop-i, duke shënuar rritje për 16% dhe duke mbërritur në shifrën prej 1.4 miliard frangash, përcjell albinfo.ch. Migros-i e ka rritur qarkuillimin e produkteve organike për 11% duke realizuar një shitje prej 990 milionë frangash.
Në fund të vitit 2018 në Zvicër janë numëruar 7100 ndërmarje bujqësore që prodhojnë duke iu përmbajtur kritereve të Bio Suisse. Këtyre u janë shtuar në fillim të vitit 2019 edhe 370 të tjera.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës











