Shqipëria
Danimarkë: Protestohet kundër dëbimit të një familjeje shqiptare
Aktivistët danezë kanë protestuar sot kundër refuzimit të lejes së qëndrimit për një familje shqiptare dhe rikthimin e saj në Shqipëri.
Mediat daneze shkruajnë se në pesë të mëngjesit aktivistët kanë hyrë në aeroportin e Kopenhagenit, duke kërkuar që familjes shqiptare t’i lejohet qëndrimi në Danimarkë.
Bëhet fjalë për familjen Mirashi, të cilës i është refuzuar azili më 22 mars dhe iu dha tri javë kohë për të aplikuar për një leje humanitare qëndrimi bazuar në ligjin danez. Doktorët danezë kanë konstatuar se djali i madh i familjes Mirashi, i cili është 8 vjeç, vuan nga probleme fizike dhe mendore. Nga ana tjetër, nëna e tij thotë se trajtimin e nevojshëm nuk mund ta marrë në Shqipëri, ku familja ka jetuar në kushte shumë të vështira, për shkak të varfërisë, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
Gjatë aplikimit të lejes humanitare, familja nuk arriti të sigurojë të gjitha dokumentet e nevojshme brenda afateve. Aktivistët mendojnë se duke shtyrë deportimin e familjes në Shqipëri, mund t’u jepet kohë që t’i sigurojnë kushtet për aplikim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













