Shkurt.ch
Gjirafa e porsalindur në Kopshtin Zoologjik të Bazelit pagëzohet me emrin Qendrim!
Qëndrimi, i biri i xhirafës 10 vjeçe, Kianga, në momentin e lindjes ka peshuar 71 kilogramë. Babai i Qendrimit është Xamburu, 10 vjeç
Lindja, ashtu si dhe ikja nga jeta, e kafshëve në kopshtet zoologjike në Zvicër zakonisht bëhen ngjarje mediale. Kështu ka ndodhur edhe me lindjen e një gjirafe në Kopshtin Zoologjik të Bazelit, shkruan albinfo.ch. Gjirafa “e vogël” ka ardhur në jetë më 27 mars të këtij viti, ndërsa mediet lokale të Bazelit këtë njoftim e bëjnë sot, më 4 prill, duke treguar edhe emrin e kafshës simpatike e paqësore.
Dhe ky emër, për befasinë tonë është: “Qendrim”. Nuk dihet tash për tash preteksti ose motivi për pagëzimin me këtë emër, por gjithçka lë të kuptohet se bëhet fjalë për emrin e njohur shqiptar, Qëndrim.
Siç ka bërë të ditur kopshti zoologjik në një njoftim për media, të përcjellë nga telebasel, Qëndrimi, i biri i gjirafës 10 vjeçe, Kianga, në momentin e lindjes ka peshuar 71 kilogramë. Babai i Qendrimit është Xamburu, 10 vjeç.
Që nga moementet e para të ardhjes në jetë, Qendrimi është treguar i fuqishëm. Ai është ngritur në këmbët e veta vetëm gjysmë ore pas lindjes, transmeton albinfo.ch. Nuk ka shkuar as një orë e plotë deri në momentin kur ai ka filluar të thithë në gjirin e së ëmës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












