Lajme
Kosova dhe Bullgaria, memorandum bashkëpunimi
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij bullgar, Kristian Vigenin nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi në Fushën e Integrimeve
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kristian Vigenin kanë nënshkruar të hënën në Sofje, një Memorandum Bashkëpunimi në Fushën e Integrimeve Euro-Atlantike ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.
Dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për medie, ku kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ministri i Jashtëm bullgar, Kristian Vigenin, tha se shteti i tij është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe se koha ka treguar që Bullgaria ka marr vendim të drejt. Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për proceset në Kosovë, përfshirë edhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Nuk ka çështje të hapura ndërmjet vendeve tona dhe do të zhvillojmë bashkëpunim në shumë fusha. Përveç çështjeve evropiane, do të fokusohemi në ato të tregtisë dhe ekonomisë duke formuar një grup të përbashkët. Edhe investimet bullgare në Kosovë do të jenë prioritet”, tha ministri bullgar.
Vigenin po ashtu tha se Bullgaria e mbështet Kosovën dhe anëtarësimin e saj në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke përmendur faktin se tashmë Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka një mundësi të tillë.
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, ndërkaq ka vlerësuar lartë përkrahjen e Bullgarisë për ndërtimin e shtetit të Kosovës, pas njohjes së pavarësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













