Shqipëria
Fluksi i migrantëve, FRONTEX në kufirin Greqi-Shqipëri
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, deklaroi sot se ka informacione “për qarkullimin përmes mediave sociale të përpjekjeve për organizimit e një karvani refugjatësh nga Greqia drejt Europës”.
Ai la të kuptohet që Shqipëria ka kapacitete të kufizuara për të pritur një fluks potencial refugjatësh, që mund të kalojnë në Shqipëri përmes kufirit të saj me Greqinë, kur vuri në dukje se ”Shqipëria ka ato kapacitete që ka dhe nuk mund t’i shtojë sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh”. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i bëri këto deklarata në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologin dhe zv.kryeministrin e Çekisë, Jan Hamáček.
FRONTEX në kufirin e Shqipërisë me Greqinë
Ministri i Brendshëm, Lleshaj, e quajti menaxhimin e flukseve të refugjatëve „një sfidë shumë dimensionale dhe të vështirë për t’u menaxhuar dhe situata është e vështirë për t’u kontrolluar nga një vend i vetëm”.
“Situata po mbahet në kontroll të vazhdueshëm. Shqipëria ka kapacitete për të marrë pjesë në kontroll, por sigurisht nuk mjafton vetëm pjesa jonë. Kjo është një ҫështje e madhe që tejkalon përmasat e Shqipërisë dhe rajonit”, tha ministri i Brendshëm Lleshaj.
Ai solli në vëmendje situatën e vështirë në vitin 2015, i cilësuar si viti i krizës në Europë për shkak të qindra mijëra refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, përmes Detit Mesdhe vërshuan në Europë për të shpëtuar nga lufta dhe persekutimi. Në nëntor 2015 rreth 160.000 refugjatë u sistemuan në qëndrat pritëse të Greqisë. Por ngjarjet e fundit në kufirin greko-shqiptar tregojnë se synim i tyre është të ikin në Europën e Veriut, përmes Shqipërisë apo Maqedonisë. A mund të mbahet nën kontroll situata e një vërshimi të mundshëm të tyre në Shqipëri? Ministri i Brendshëm, Lleshaj, jep një përgjigje pozitive të kushtëzuar nga bashkëpunimi me partnerët europianë, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria do t’ia dalë të menaxhojë situatën dhe ta mbajë nën kontroll, pasi është më e koordinuar me partnerët e saj europianë dhe FRONTEX, që aktualisht ndodhet në kufirin e përbashkët të Shqipërisë me Greqinë.
Siguria e kufirit
Shqipëria është vendi i parë jo anëtar i BE-së që nënshkroi në vitin e kaluar marrëveshjen e bashkëpunimit me BE-në për menaxhimin e kufinjve, e njohur si marrveshja me FRONTEX, ( European Border and Coast Guard Agency).
Kjo marrëveshje i lejon BE-së të koordinojë bashkëpunimin operacional me Shqipërinë për menaxhimin e kufinjve të jashtëm të BE-së. Në fokus të bashkëpunimit është migrimi ilegal, flukset e migrantëve dhe krimi ndërkufitar. Që nga marrëveshja me FRONTEX, vitin e kaluar, është rritur asistenca teknike dhe operacionale e BE në kufinjtë e Shqipërisë. Menaxhim efektiv i kufinjve të jashtëm të BE-së, mbajtja nën kontrol e flukseve potenciale migratore, lufta kundër kontrabandës së emigrantëve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”












