Shqipëria
Remitancat, Shqipëria e 49-ta në botë
Shqipëria rezulton në listën e 5 më të shtrenjtave, të paktën për një itinerar; atë të dërgimit të parave nga Zvicra
Shqipëria është vendi i 10-të në Evropë sa i përket peshës që zënë remitancat në ekonomi.
Remitancat janë sa 9.6% e PBB në Shqipëri, thonë projeksionet më të fundit të Bankës Botërore për flukset e remitancave dhe migracionit në nivel global, përcjell albinfo.ch
Edhe sa i përket kostos së transferimit të parave nëpërmjet shërbimeve që e ofrojnë diçka të tillë, Shqipëria rezulton në listën e 5 më të shtrenjtave, të paktën për një itinerar; atë të dërgimit të parave nga Zvicra.
Me rreth 1.45 miliardë dollarë remitanca në 2018-ën, dhe me një peshë në 9.6% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria renditet e 49-ta në botë në indikatorin e fundit. Sa i përket dërgesave ndërkohë, renditja përkeqësohet ndjeshëm, me Shqipërinë që zë vendin e 127-të në botë. Dërgesat fiksohen në 0.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose vetëm 106 milionë dollarë në 2017-ës.
Sic raporton Scan, gjatë viteve të fundit vihet re një rënie e ndjeshme e flukseve dalëse të parave nga shqiptarët.
Që prej vitit 2008, kur fiksoheshin në 280 milionë dollarë, rënia është thuajse progresive, dhe në harkun e 10 viteve fiksohet në 164%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












