Shqipëria
Shqipëri: Një orë pune paguhet 10 herë më pak se në Europë
Krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak.
Instituti i Statistikave në Shqipëri, në publikimin e fundit të të dhënave nga EUROSTAT thotë se një kompanie në Shqipëri një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, përcjell albinfo.ch.
Pas Shqipërisë, në vendet e BE-së vendet me koston më të lirë për një orë punë janë Bullgaria, ku më 2018-ën një orë pune kushtonte 5.4 euro, ndërsa në Rumani rreth 6.9 euro.
Në gjithë ekonominë e Bashkimit Evropian, duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike, kosto mesatare e punës është 27.4 euro, me një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një vit më parë.
Në vendet ku përdoret monedha euro, kostot mesatare për orë pune ishin më të larta.
Më 2018-ën ato u përllogariten rreth 30.6 euro. Për 2018-ën, vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














