Turizëm
Shqipëria, vend i mrekullueshëm për t’u vizituar
Një nga portalet informative më të njohura në botë, MSN, që menaxhohet nga gjiganti i informatikës “Microsoft”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë, ku liston vendet më të bukura për t’u vizituar. Në këtë artikull janë ndarë elementet të cilat e bëjnë këtë vend të mrekullueshëm, ku përfshihen qytetet si Berati, Gjirokastra, Shkodra, Saranda, Butrinti, pastaj Dhermiu, si dhe bukurit e Valbonës dhe maja e Thethit.
“Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një nga fortesat më të vjetra në Evropë të banuara deri në ditët e sotme. Kalaja në vetvete i përket një epoke tjetër me gurin e ngrënë dhe strukturat mesjetare. Por nëse një vizitë nuk është e mjaftueshme për ju, merrni një dhomë në një nga bujtinat e shumta brenda kështjellës”, thuhet në jëtë shkrim për qytetin e Beratit. Portali MSN përshkruan fshatrat e jugut të Shqipërisë Vunoin, Dhërmiu dhe Himarën si destinacione që nuk duhet humbur gjatë çdo udhëtimi në pjesën jugore, përcjell albinfo.ch.
“Ndonëse në muajin gusht mund të mbi popullohen paksa, këto fshatra gjallërohen gjatë verës me festivale, aktivitete dhe motin e mrekullueshëm”, theksohet në shkrim. E për Thethin e Valbonën shkruan se ofërojnë një pamje të jashtëzakonshme që duket si një skenar që nuk i përket kësaj bote, por shkruan se udhëtimi me varkë nëpërmjet Liqenit Koman është një mrekulli.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve Autoritetet rrugore në Zvicër kanë paralajmëruar se periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të... -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025? -
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër











