Bota
Çfarë thonë hetuesit për zjarrin në katedralen e Parisit
Pavarësisht dëmeve të mëdha dhe disa dobësive, struktura kryesore e katedrales kishte shpëtuar
Në Paris, të martën zyrtarisht filluan hetimet për zjarrin në katedrale. Zjarri masiv që përfshiu Katedralen “Notre Dame” në Paris, sipas gjasave është aksidental.
Dëmet ishin të mëdha, derisa flakët nuk ishin ndalur për nëntë orë. Kjo bëri që dëmet të jenë të mëdha, duke bërë që maja e saj të shembet, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Remy Heitz, prokuror i Parisit. “Asgjë nuk sugjeron se ishte një akt vullnetar. Ne mbështesim teorinë e një aksidenti, ndërkohë që një ekip prej 50 personash janë angazhuar në një hetim për të zbuluar sesi filloi zjarri. Ky do të jetë një hetim i gjatë dhe kompleks”, është shprehur ai.
Edhe pse kontraktori ka thënë se janë respektuar të gjitha rregullat, punëtorët e ndërtimit janë marrë në pyetje nga policia.
Pavarësisht dëmeve të mëdha dhe disa dobësive, struktura kryesore e katedrales kishte shpëtuar.
Stafi i Departamentit të Zjarrfikësve ka mundur po ashtu të evakuojë disa nga veprat e artit që ndodheshin brenda katedrales, me ato të dëmtuara që do të restaurohen në Muzeun e Luvrit, ndërkohë që veprat e tjera do të ruhen në ambientet e Bashkisë së Parisit.
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se do të rindërtojë ndërtesën historike.
Një numër kompanish dhe manjatësh biznesi kanë premtuar deri më tani 600 milionë euro për rindërtim.
200 milionë euro janë premtuar nga familja Bettencourt Meyers, nga më të pasurat e Francës, trashëgimtarë të “L’Oreal”, e po aq edhe nga familja Arnault. Ndërsa miliarderi François-Henri Pinault dhe grupi francez “Total” kanë ofruar nga 100 milionë euro.
Oferta për ndihmë kanë ardhur nga i gjithë globi, me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, që iu kërkoi vendeve anëtare të veprojnë.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













