Shqipëria
Gjermania ndihmon Shqipërinë me 42 milionë euro
Ky projekt, me vlerë 42 milionë euro, financohet nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW-së
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, nënshkruan marrëveshjen për Bashkëpunim Financiar 2018, për projektin “Programi sektorial i ujërave/ Furnizimi me ujë i zonave rurale IV”.
Ky projekt, me vlerë 42 milionë euro, financohet nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW-së, ndërsa do të bëjë të mundur realizimin e projektit që hap rrugë furnizimit me ujë të pijshëm të zonave që përfshijnë zonat bregdetare të jugut të Shqipërisë, duke u fokusuar në Bashkinë e Himarës si dhe në zonën e Orikumit.
Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja Balluku, vlerësoi bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane ndërsa theksoi se në saj të investimin në fjalë do të përfitojnë afro 80 mijë banorë duke përfshirë këtu edhe numrin e turistëve të cilët zgjedhin bregdetin e jugut për të kaluar pushimet, transmeton “TCH”.
Më tej, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, shprehu bindjen se në saj të mbështetjes së partnerëve strategjik por edhe angazhimit të Qeverisë Shqiptare, do të bëhet e mundur që qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj që vijnë në vendin tonë, të kenë infrastrukturën dhe standardet e kërkuara, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e saj, ambasadorja, Susanne Schütz, tha se projekti është vazhdim i rezultateve pozitive të projekteve pararendëse përmes të cilave u arrit të përmirësohej furnizimi me ujë në më shumë se 160 fshatra të Shqipërisë. “Fokusi ynë tanimë janë zonat bregdetare në Himarë, Orikum dhe disa pjesë të Vlorës. Ne kemi në vëmendje si popullsinë vendase ashtu edhe turistët e shumtë, që do të thotë me fjalë të tjera, se do të sigurojmë një furnizim me ujë të pijshëm, higjenikisht të sigurte, sikundër edhe një trajtim të rregullt të ujërave të ndotura”, tha ambasadorja, Susanne Schütz.
Programi “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” parashikon që përveç veprës së marrjes në Lepushë, e cila do të furnizojë Himarën me ujë të pijshëm, higjenikisht të sigurt, do të ndërtohen skema të reja të furnizimit me ujë, duke përfshitë këtu depo të reja uji, rrjet të ri shpërndarës, lidhje dhe matësa familjarë në fshatrat Kuç, Buronjë, Pilur, Kudhës, Vuno, Jalë, Livadh, Himarë, Himarë Fshat, Qeparo, Qeparo Fshat etj.
Po kështu do të rehabilitohet dhe zgjerohet rrjeti i kanalizimeve në Himarë dhe do të ndërtohet impiant i trajtimit të ujërave të përdorura për Himarën duke mos lejuar përfundimisht derdhjen e ujërave të patrajtuara në bregdetin e Himarës.
Po kështu parashikohet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Himarë dhe do të ndërtohet impiant i trajtimit të ujërave të përdorura për Himarën duke mos lejuar përfundimisht derdhjen e ujërave të patrajtuara në bregdetin e Himarës. Në Orikum do të investohet në rrjetin e furnizimit me ujë, dhe atij të kanalizimeve dhe vënien në punë të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të Orikumit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













