Shqipëria
Turistë të shumtë, në zonat historike dhe arkeologjike të Lezhës
Muaji prill po shënon rritje të fluksit të vizitorëve dhe turistëve të huaj në zonën historike dhe arkeologjike të qytetit të Lezhës.
Pas rikonstruksionit të plotë të vendvarrimit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndalesa e parë e vizitorëve është në këtë vend. Vizitorët e shumtë janë nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Diaspora.
Vizitorët e radhës ishin 70 nxënës të shkollës së mesme “Dardania” të komunës Hani i Elezit në Kosovë, të cilët e vizitojnë për të 13-in vit radhazi Memorialin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Vizitorët shprehin vlerësim për punën e mirë që bën Bashkia e Lezhës në identifikimin, ruajtjen, pasurimin dhe promovimin e vlerave historike, kulturore e turistike të këtyre aseteve me rrezatim kombëtar dhe më gjerë, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë Lezhë, Paulin Zefi, bën të ditur se rikonstruksioni i vendvarrimit të Skënderbeut e ka shtuar numrin e vizitorëve dhe pritet të jetë akoma më i lartë gjatë muajit maj dhe sezonit turistik të verës.
Parashikohet që këtë vit ta vizitojnë Lezhën dhe objektet e saj historike afro 45 mijë turistë, të cilët krahas vizitave në memorial do të shohin nga afër dhe Kalanë e Lezhës, monument kulture që ruan vlera të hershme historike, simbiozë e ndërtimeve Ilire, Romake dhe Bizantine.
E-Diaspora
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër