Bota
Radhë të gjata për të ndihmuar të mbijetuarit e sulmit në Shri Lankë
Të paktën 137 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga shpërthimet që ndodhën në kishat dhe hotelet e Shri Lankës, kanë njoftuar nga policia dhe spitalet.
Shangri-La, Kingsbury, Cinnamon Grand dhe një hotel i katërt, të gjithë në Colombo, po ashtu u goditën nga shpërthimi, shkruan bbc, përcjell në shqip albinfo.ch. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.
Ndërkaq, kisha e Shën Sebastianit është dëmtuar rëndë, sipas fotografive të shpërndara në rrjetet sociale. Raportohet se të paktën 67 persona vdiqën aty.
Po ashtu, ka pasur viktima dhe dëmtime të rënda në kishën e Shën Antonit, vendi ku ndodhi sulmi i parë.
Në mesin e të vrarëve në Kolombo, sipas të dhënave nga spitalet, thuhet se janë nëntë shtetas të huaj. Kurse burimet spitalore të Batticaola-s thonë se 27 persona vdiqën në spital.
Ndërkohë është raportuar se ka ndodhur edhe një shpërthim i tetë, që dyshohet se ka qenë sulm vetëvrasës, që shkaktoi të paktën tri viktima.
Tashmë në Shri Lankë ka filluar një mobilizim për të ndihmuar të mbijetuarit.
Një banor i Colombo-s, Usman Ali, i ka thënë BBC-së se pati radhë të gjata të njerëzve që donin të dhuronin gjak për të mbijetuarit.
“Të gjithë kishin vetëm një qëllim: të ndihmonin viktimat e mbijetuara nga shpërthimi, pa marrë parasysh se të cilës fe apo race mund të jenë”, citohet të ketë thënë Ali, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












